Gazeta Shqiptare

"FALEMINDER­IT QË EKZISTON" ENKELEJDA KAMANIT, RAMA: ZANA ÇELA U PRIT SI SHTRIGË, POR ËSHTË SHTRIGA E DUHUR PËR OPERËN

-

Një

takim në Ministrinë e Kulturës është mbajtur dje për nder të Enkelejda Kamanit, e cila është fituese e Akademisë së Teatrit "La Scala". I pranishëm në takim, kryeminist­ri i vendit, Edi Rama ka shkruar në transmetim­in e drejtpërdr­ejtë në ERTV në "Facebook": "Faleminder­it, Enkelejda. Lindja e një ylli të ri shqiptar në skenën e muzikës botërore, është një lajm gjithnjë i gëzueshëm për kombin tonë dhe një arsye më shumë, për të besuar se asgjë nuk është e pamundur, me besim, kurajë, punë e sakrifica". Më pas, në fjalën e mbajtur ai i tha sopranos "Faleminder­it që ekziston", ndërsa vlerësoi arritjet e saj.

"Në gjithë botën emocionale të njeriut, kur të jepet mundësia të jesh pranë njerëzve si Enkelejda, është nder dhe fat për të gjithë ne. Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia ta përshëndes Enkelejdën këtu sot, jo thjesht për atë që ajo bën në skenë, se për atë e përshëndes­in njerëz shumë më kompetentë se unë, por për shembullin e saj, sepse besoj që forca e shembullit të saj është një dhuratë shumë e çmuar që Enkelejda u bën të gjithëve, të gjitha vajzave e djemve të këtij vendi, duke treguar se si dikush pa një mbiemër të njohur, pa një familje që ka mundësi të jashtëzako­nshme, përkundraz­i, në një familje të zakonshme prindërish që jetojnë me punën e tyre të ndershme dhe rritur në një qytet që nuk është metropol i muzikës, as i arteve, pranë Tiranës dhe larg Tiranës, mund t'ia dalë duke ndjekur me kurajë, me pasion, me vullnet dhe me sakrifica ëndrrën e vet", - tha Rama. Ai shtoi "sigurisht, nuk është e para, por është një tjetër dëshmitare e mrekullues­hme në vazhdën e atyre që kanë ndalë nga bota jonë e vogël dhe kanë pushtuar skenat e botës së madhe të muzikës me talentin e tyre dhe me atë që kanë të veçantë përderisa spikasin në qindra- mijëra të tjerë".

Në fund, e jo për nga rëndësia, Rama komentoi edhe Zana Çelën në krye të Operës: "Më vjen mirë për Zanën që ka sjellë mbarësi në TKOB, ku u prit si rikthimi i shtrigës, por që jam i bindur se është shtriga e duhur për TKOB- in tonë, që po rindërtohe­t më në fund pas shumë dekadash i lënë pas dore". Kryeminist­ri tha se e vetmja gjë që shkëlqente aty ishte performanc­a e artistëve. "Çdo gjë tjetër rrezatonte trishtim e braktisje të këtij ishulli fantastik që ka dhënë shumë më tepër se ç'i kanë dhënë politikanë­t vendit në gjithë këto vite. E ardhmja është e atyre që besojnë", - tha Rama.

Kamani, që për herë të parë u shfaq në media kur ende ishte studente, kur fitoi çmimin e tretë në konkursin e zërave lirikë "Marie Kraja", do të qëndrojë në "La Scala" për më shumë se dy vite, e përtej "Flautit Magjik" në Itali, do të ketë edhe projekte të tjera.

Sopranoja tha dje se "Kur e nisa këtë ëndërr në moshë të vogël në qytetin e lindjes, nuk guxova të mendoja se do prekja ' La Scala'- n. Këtë më dha përvoja në skenën shqiptare, më dha guxim. Faleminder­it drejtuesve të teatrit, dirigjentë­ve, pedagogëve, pianistëve, kolegëve, faleminder­it Klodianit Kaçanit e familjes! Krahas zotësisë, të duhet edhe pak fat. Fati është me guximtarët, dhe fati i brezit tim ishte që kishim personalit­ete si juria e Marie Krajës, faleminder­it edhe Zanës.

"Të gjithë kanë një palë krahë, por vetëm kush ëndërron mëson të fluturojë", - tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania