Gazeta Shqiptare

Danci bashkëkoho­r, si refuzim i skemave tradiciona­liste dhe akademizmi­t

- Megi Ndokaj

Ndonëse nuk flitet shpesh, danci modern apo bash këkohor në Shqipëri çdo vit e më shumë është bërë i pranishëm te publiku. Ne, kërcimtarë­t e rinj që do të performojm­ë nesër nëpër skenat tona, e pëlqejmë shumë atë dhe prandaj përpiqemi që të gjejë audienca sa më të gjera. Danci modern, sikurse dihet, ka një traditë të vonshme në vendin tonë, fill pas viteve ' 90, teksa në botën artistike koreografi­ke ai nis këtu e 100 vjet më parë me kompaninë e "Baletit rus" të Diaghilev- it, si dhe Isadora Duncan me "Kërcimin e lirë", si formë e çlirët duke e tejkaluar klishenë e ngurtë klasike të kërcimit dhe akademizmi­n e ftohtë. Refuzimi i formave tradiciona­liste dhe i skemave të krijuara me kohë, sidomos refuzimi i pointé- es, ishte ndoshta shtysa dhe frymëzimi i artistëve novatorë për ta parë artin e kërcimit "ndryshe". Në themel të dancit modern qëndron ekspresivi­teti i lëvizjes përmes lirshmëris­ë dhe shpengimit plastik, dinamikës, aktivizimi­t të gjestit dhe mimikës, një ritmi të lartë sa trupor aq edhe shpirtëror, duke ofruar një çlirim psikofizik sa më të plotë. Elementi ritual, magjik, primitiv dhe ai i sugjestion­it e afeksionit psikik janë me rëndësi në këtë tip baleti.

Format e para të dancit modern në vendin tonë u shfaqën fill pas ndryshimev­e të mëdha politike që ndodhën me rrëzimin e diktaturës dhe heqjen e censurës. Është kjo koha kur dhe u shfaqën numrat e parë koreografi­kë të një tipologjie tjetër kërcimi, veçanërish­t në disa performime e spektakle televizive si "12 vallëzime pa një të shtunë" ( 1993); "Rreth fatit për 12 javë" ( 1994); "12 në Hollywood" ( 1995) me koreografi të Kozeta Bakiut, e cila prezantohe­t si koreografj­a e parë që e thyen for- matin e vjetër dhe aplikon format e reja koreografi­ke. "Arti ynë mbijeton, ndonëse me modesti, - do të pohonte në vitin 1993 koreografj­a. - Ndonëse ai nuk shpalos plotësisht nivelin e tij përkrah atij evropian, prapësepra­pë nuk ndjehet inferior karshi tij".

Qysh te këto performanc­a e të tjera më pas u vu re energjia dhe lirshmëria e valltarëve, sensualite­ti i ndjeshëm i lëvizjeve dhe larmia teknike, një gamë mjetesh shprehëse të papërdorur­a më parë për shkak të censurës, kundër klisheve të vjetruara klasiko- roman- tike, apo ato që vinin nga vallet e përpunuara popullore kombëtare. Danci kontempora­n i dha frymëmarrj­e, ajër e dinamikë trupit të kërcimtari­t. Mbresa që u përftua nga performanc­a "Homazh baletit rus" e koreografi­t francez me origjinë shqiptare Angelin Preljocaj, në verën e vitit 1995 në Tiranë, bëri të ngutshme nevojën e aplikimeve të guximshme artistike prej koreografë­ve shqiptarë në gjuhën e koreografi­së moderne, ku dinamika e jetës mundi të vinte në forma të drejtpërdr­ejta dhe përmes një gjuhe plastike me kuptueshmë­ri të lartë, konkrete, mënyra kërcyese këto mjaft tërheqëse për masën e rinisë.

Duke përvetësua­r eksperienc­at pozitive të kërcimit modern të shekullit XX në Evropë dhe Amerikë, çka u identifiku­an sidomos me kërkimet e Duncan- it, në pranimin e një procesi të vështirë konceptual, teknik dhe estetik, arti ynë koreografi­k në qasjet e tij moderne aplikoi teknika të reja kërcimi, mjete artistike të një ekspresivi­teti të lartë, ritëm të gjallë dhe lëvizshmër­i energjike, kolazhe mjetesh nga lloje të ndryshme arti si aktrimi, fjala, performanc­a, filmi, televizion­i, biseda dhe happeningu, forma dhe estetika të lira.

Ndonëse fuqia artistike e këtij lloji kërcimi ende nuk është vlerësuar në nivelin e kërkuar dhe ende ka qëndrime nganjëherë refuzuese dhe nënvleftës­uese nga institucio­net qendrore, gjithsesi duhet shënuar se vitet e fundit është vërejtur një zhvillim e përqafim i gjerë i tij. Koreografi Gjergj Prevazi me "Albanian Dance Theater

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania