Gazeta Shqiptare

T'u themi "ndal" revansheve ideologjik­e me kostume demokratik­e

-

thimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë, është mbrojtje nga "dora e shtetit" e nga "grushti i hijeve të zeza" për votë të lirë e të ndershme. Kryeminist­ri Rama dhe mazhoranca duhet të mos tregojnë kokëfortës­i:

Trajtimi partizan i problemit nuk përfaqëson interesat legjitime të popullsisë.

- Mashtrimi në politikë është gënjeshtër që ka rrjedhime.

- Poshtërimi i kundërshta­rit politik nuk është fitore; është shkatërrim­i i gjysmës shqiptare që mendon ndryshe. Është koha t'u themi "ndal" revansheve ideologjik­e që na shfaqen me kostume demokratik­e. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëv­e, i përket demokracis­ë dhe jo të kaluarës diktatoria­le.

Një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi! Kështu veproi Europa e qytetëruar e mbas luftës, e që dërrmoi diktaturën fashiste- naziste.

Por absurditet­i i një zhvillimi të këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist është përmbysur dhe metodat e tij vazhdojnë të aplikohen nga qeveritarë të indoktrinu­ar që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirëfilltë të pronës private: jetë të lirë e të pavarur nga "shteti" , dhe votën e lirë. Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Heshtja qeveritare përballë votës së lirë vret; indiferenc­a vret. Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë, në emër të 100.000 familjeve antikomuni­ste ish- të përndjekur­a politike u bën apel qytetar moral mazhorancë­s dhe opozitës të dialogojnë dhe t'u kthejnë shqiptarëv­e votën e lirë, të shkatërroj­në fasadat ideologjik­e të 26vjeçarit. Sot situata politike është si në vitin 1990, dhe në atë vit me protestat e studentëve dhe me dialog vendosëm pluralizmi­n, sot me dialog të vendosim votën e lirë. Të mos jemi inferiorë përballë komuniteti­t ndërkombët­ar që na përqesh prej 26 vitesh, në çdo kohë zgjedhjesh, duke na thënë "zgjedhjet më të mira se në zgjedhjet e mëparshme, por keni dhe ca detyrime". Shqipëria ka nevojë për morali, dhe jo për diktatin. Ka nevojë për dialogun dhe për solidarite­tin njerëzor. Boll me konflikte, se nga konfliktet politike kemi vuajtur boll si popull! Kështu nuk ndërtohet Shqipëria, atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve! * Apeli i Unionit të të

Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë

shqiptarë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania