Gazeta Shqiptare

Në Maqedoni krijohen struktura paramilita­re?

-

forcave, me qëllim "vendosjen e bashkëpuni­mit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë". Ata janë zotuar se do të veprojnë dhe organizojn­ë aksione së bashku. "Populli ka nisur të organizohe­t vetë, sikur në vitin 1903. Të gjithë maqedonasi­t duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturav­e që veprojnë kundër kombit tonë", thotë Jane Çento, një nga iniciatorë­t e Frontit Nacional Maqedonas. 24 grupe të ndryshme kanë nënshkruar edhe një platformë të përbashkët, ku zotohen se do të angazhohen për interesat vitale të shtetit dhe kombit maqedonas. "Të gjitha forcat patriotike në vend do të luftojnë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme për mbrojtjen nga ata që duan të rrënojnë Republikën e Maqedonisë", thuhet në dokument.

LUAJAL NDAJ PARTISË

Gruevski pas njësive paramilita­re?

Po kush qëndron pas këtyre grupimeve? Bllagoje Markovski, analist ushtarak dhe politik thotë se këto organizime nuk janë "spontane", por të përgatitur­a mirë. "Këto grupe janë paraqitur pas ftesave të VMRO- DPMNE kundër ' desorosizi­mit', apo për krijimin e grupeve që do të jenë lojale ndaj partisë. Kjo është shumë e rrezikshme dhe cenon përpjekjet e forcave demokratik­e për të ruajtur rendin shtetëror në Maqedoni. Kam frikë se këto grupe mund të keqpërdore­n për të penguar edhe punën e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të qeverisë së re", pohon Markovski. Shenjat se aktivitete­t po koordinohe­n nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të iniciativë­s "Për Maqedoni Unike", të botuar në "Facebook", ku thuhet: "Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vije koha e fitores përfundimt­are". Një numër i madh i të ashtuquajt­urave organizata patriotike po merr pjesë edhe në protestat e organizuar­a nga VMRO- DPMNE. "Atyre nuk mund t'u bësh asgjë, që do të thotë se ata e kanë mbështetje­n e ndonjë force politike", thonë analistët.

Në Maqedoni krijohet një "bllok patriotik" për mbrojtjen e vendit me të gjitha mjetet. Pas këtij fronti të përbashkët qëndrojnë forcat politike!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania