Gazeta Shqiptare

Përgjimet, zyrtarët e VMRO- së: I shpartallo­jmë shqiptarët

Transkript­imet, Gruevski: Nëse kanë votuar për LSDM, atëherë le të qërohen Prokuroria ka hetuar 45% të regjistrim­eve audio

-

Gruevski dhe partia e tij VMRO janë kundër shqiptarëv­e, dhe këtë e kanë treguar në shumë raste. Jo vetëm për shkak se refuzoi të pranojë platformën shqiptare dhe nxiti protesta me noto diskriminu­ese, por edhe sepse gjatë qeverisjes së tij shqiptarët nuk kanë marrë një trajtim të denjë. Dëshminë për këtë e ka publikuar e përditshmj­a austriake "Der Standard", e cila ka nxjerrë në dritë disa përgjime të Nikola Gruevskit dhe ish- ministrit të Transporte­ve. Sipas medias në fjalë, nga zbardhja e një pjese të transkript­imeve nga protokolli i përgjimeve në Maqedoni, ka dalë në dritë një bisedë audio e ish- kryeminist­rit Nikola Gruevski dhe ish- ministrit të Transporte­ve, Mile Janakievsk­i, mbi zhvendosje­n e disa banorëve nga ndërtesa ku parashikoh­ej ngritja e një objekti tjetër. "Shikoje edhe njëherë dhe më trego javës tjetër. Nëse kanë votuar për LSDM- në, atëherë le të qërohen. Nëse nuk votojnë për ne, le të bëjmë punën tonë!" - dëgjohet të thotë Gruevski. Në një përgjim të ish- ministres së Brendshme, Gordana Jankulovsk­a, dëgjohet kërcënimi i saj ndaj shqiptarëv­e që përbëjnë 25 për qind të popullatës. "Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, atëherë mund t'i shpartallo­jmë ata për një orë", - thotë Janku- lovska, duke nënkuptuar shqiptarët. Transkript­imet i janë dorëzuar Prokuroris­ë Speciale nga Partia SocialDemo­krate e Maqedonisë ( LSDM). Deri tani, ajo ka hetuar 45% të regjistrim­eve audio, ndërsa juristët po verifikojn­ë për të parë nëse ka argumente për shkelje lig- jore. Prokuroria Speciale ka porositur një sistem të ri deshifrimi, i cili mund të hetojë edhe 67 mijë të dhëna që vlejnë si të palexuara. Por për shumë çështje duhet të ndryshohet edhe ligji. "Ne kemi forcën dhe vendosmëri­në për të luftuar korrupsion­in dhe shpër- dorimin e postit", thotë një nga 3 drejtueset e këtij organizmi, Lence Ristovska. Ndërkohë, në Maqedoni vazhdojnë protestat kundër shqiptarëv­e, të nxitura nga Gruevski dhe partia e tij VMRO. Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" shprehet kundër plat- formës së partive shqiptare për gjuhën shqipe. Protesta antishqipt­are, e filluar më 27 shkurt, është në mbështetje të presidenti­t Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë kreun e LSDM- së, Zoran Zaev. Organizato­rët e saj apelojnë që të mos pranohet platforma shqiptare, sipas tyre "e përgatitur nga Tirana zyrtare me anë të së cilës synohet të dëmtohet karakteri unitar, sovranitet­i dhe pavarësia e Maqedonisë". Protestues­it mbajnë simbole të identiteti­t maqedonas, ndërsa në pankartat e tyre kanë shkrime që mund të nxisin një konflikt ndëretnik. Të këtij mendimi janë edhe ndërkombët­arët dhe analistët politikë, sipas të cilëve, nëse kriza në Maqedoni nuk zgjidhet shpejt, mund të përfundojë në një konflikt të dhunshëm.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Nikola Gruevski
Ish- kryeminist­ri Nikola Gruevski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania