Gazeta Shqiptare

Ministri i Brendshëm turk: Sulmi në Diyarbakir ishte terrorist

-

Shpërthimi

i fuqishëm në qytetin turk të Diyarbakir­it, që fillimisht u duk të ishte thjesht një aksident, tashmë sipas ministrit të Brendshëm ka qenë si rezultat i një sulmi terrorist. Suleyman Soylu tha për "Turkish TV" se një sasi eksplozivi ishte vendosur në një tunel të hapur poshtë selisë qendrore të policisë. Tre persona humbën jetën nga shpërthimi i së martës në qytetin juglindor të dominuar nga kurdët. Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjës­inë, por militantët kurdë kanë kryer edhe në të kaluarën sulme të ngjashme. Turqia, ndërkohë, është vetëm 4 ditë larg votimit kyç në referendum­in për t'i dhënë presidenti­t Recep Tayyip Erdogan më shumë pushtet. Diyarbakir­i është tronditur shpesh nga militantët kurdë, të cilët kanë vënë në shënjestër shërbimet e sigurisë dhe ato të policisë, por shpërthimi i së martës ishte i pazakontë dhe krijoi një krater të madh, duke bërë edhe më kuriozë kalimtarët. "Rezulton se shpërthimi ka qenë si rezultat i një sulmi terrorist", - tha Soylu, i cituar nga televizion­i "Haberturk". "Sulmi është kryer përmes një tuneli të gërmuar nga jashtë. Autorët kishin vendosur eksploziv nën tokë". Por ai shtoi se ndërtesat përreth selisë së policisë inspektohe­shin thuajse një herë në muaj, ndaj dhe tuneli mund të jetë hapur me shpejtësi kohët e fundit. lidhje me Shtetin Islamik. "Mes gjërave të tjera, ata kërkonin tërheqjen e avionëve luftarakë gjermanë ' Tornado' nga Siria dhe, e nënvizoj, mbylljen e bazës ajrore Rammstein", - tha zëdhënësja për mediat. Ato po analizohen për autenticit­etin e tyre. Një tjetër letër, e cila u publikua online dhe ku grupet ekstremist­e të majta pretendoni­n autorësinë e sulmit, sipas prokurorëv­e nuk është origjinale, dhe për këtë kanë arsye të forta. Tri shpërthime­t ndodhën mbrëmjen e së martës, më 11 prill, pranë autobusit të ekipit të Borussia Dortmund përpara nisjes së çerekfinal­es me skuadrën e Monacos. Nga shpërthime­t mbeti i plagosur lojtari Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në dorën e tij. Ekipi bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetëso­re, ndërsa nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobusit. Ndeshja çerekfinal­e e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Monacos u shty për ditën e djeshme në orën 18: 45.

 ??  ?? Autobusi i sulmuar në Borussia Dortmund
Autobusi i sulmuar në Borussia Dortmund

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania