Gazeta Shqiptare

Dosja e Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunë­torëve të tij çohet në gjykatë, akuzohen për gjobëvënie

"Të akuzuarit si grup kriminal kërcënuan profesor Mynyr Konin të largohej nga gara për rektor" Prokuroria: Kërcënuan biznesmenë­t Beqja, Zaka dhe Kërçuku

-

Prokuroria për Krime të Rënda dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Emiljano Shullazit, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal në fushën e gjobëvënie­s, dhe për katër bashkëpunë­torët e tij. Kështu, kur ka kaluar një vit nga hetimet e nisura ndaj këtij grupi kriminal, organi i akuzës përfundoi hetimet për të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Pesë të pandehurit akuzohen për pesë vepra të ndryshme penale, të kryera në periudhën 20142016. Konkretish­t, ata akuzohen për "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie", në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku; "Kanosje për shkak të detyrës", në dëm të shtetasve Mynyr Koni dhe Dhori Kule; "Shkatërrim prone me eksploziv", në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku; "Grup i strukturua­r kriminal"; dhe "Veprime në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal". Pesë të pandehurit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë "arrest me burg".

Në bazë të hetimeve të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, të akuzuarit akuzohen për disa episode të ndryshme. Nga hetimet re- zulton se në periudhën 2014- 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin Ylvi Beqja ( biznesmen), dhe ky i fundit i ka kaluar në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ishhotel "Vollga" në Durrës si dhe shuma të konsiderue­shme monetare. Mësohet se përmes kërcënimev­e dhe dhunës fizike e psikologji­ke, të pandehurit i kanë marrë Ylvi Beqjes shuma të mëdha parash deri në 500 mijë euro, si dhe e kanë detyruar atë që të kalojë në pronësi të Emiljano Shullazit edhe 30% të ish- hotel "Vollga" në Durrës. Në janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturua­r kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnjë. Dy muaj pas kërcënimev­e ndaj këtij shtetasi, konkretish­t në mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Ndërkaq, në shkurt 2016, të pandehurit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Personat e lartpërmen­dur akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyes­e tritol një garazhi në pronësi të Jani Zakës, në shenjë kërcënimi për qëllim përfitimi të paligjshëm. Gjithashtu, ata akuzohen se në prill 2016 kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Koni, pedagogë dhe drejtues në Universite­tin e Tiranës, me qëllim që profesor Koni të largohej nga gara për rektor në këtë universite­t.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi
 ??  ?? Ylvi Beqja
Ylvi Beqja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania