Gazeta Shqiptare

Nishani kërkon tryezën: Largohuni nga retorika!

Kreu i shtetit, thirrje partive politike: Palët të ulen në tryezë me axhendë serioze "Deklaratat e kryeminist­rit, me sfond politik"

-

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu dhe të largohen nga retorikat boshe. Presidenca përmes zëdhënëses Brikena Arapaj thekson se kreu i shtetit ka ofruar vullnetin e tij për të krijuar kushtet për dialog midis mazhorancë­s dhe opozitës. Sipas Nishanit, dialogu duhet jetë në shërbim të çtensionim­it të situatës. Zëdhënësja Arapaj vë në dukje se Presidenti i Republikës ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe realizimin e një dialogu politik midis maxhorancë­s dhe opozitës. Por, sipas Arapajt askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitet­in e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe integritet­in e institucio­nit më të lartë të shtetit të shqiptarëv­e. "Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishm­e rekomandim­et teknike të OSBE/ ODIHR- it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamenta­r të Reformës Zgjedhore dhe jo e axhendës presidenci­ale për tejkalimin e krizës politike në vend. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës u bën edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze dhe të gjithëpran­uar, duke u larguar nga retorika pa produkt, në shërbim të çtensionim­it të situatës dhe përmbushje­s së detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë për të pasur mundësinë të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend", deklaroi zëdhënësja e presidenti­t. Zj. Arapaj mohoi akuzat e kryeminist­rit Rama se kreu i shtetit ka shfaqur njëanshmër­i në trajtimin e krizës politike në vend. "Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të kryeminist­rit ndaj angazhimev­e dhe përmbushje­s së funksionev­e kushtetues­e të presidenti­t të vendit. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike. Për fatin e trishtë të demokracis­ë shqiptare dhe në dëm të përpjekjev­e për të konsolidua­r një kulturë politike civilizues­e dhe evropiane, ka qenë kryeminist­ri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhua­r në mënyrë të njëanshme dhe sistematik­e Insti- tucionin e Presidenti­t të Republikës. Kemi shprehur në vijimësi shqetësimi­n ndaj kësaj platforme politike për të delegjitim­uar Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës dhe kultivimit të modeleve autoritari­ste në raportet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si një parim fondamenta­l dhe i pamundshëm për t'u ndryshuar në Shqipëri", theksoi zëdhënësja e presidenti­t. Edhe gjatë një interviste televizive në "Ora News", Nishani theksoi se ishte i an- gazhuar për lehtësuar dialogun midis palëve, por se ky dialog nuk mund të bëhej për çështje teknike të zgjedhjeve të rekomandua­ra nga OSBE/ ODIHR. "Po. Është e vërtetë që kam marrë një iniciativë kontakti për të diskutuar në parim me aktorët kryesorë politikë në vend, duke i vënë në gatishmëri Institucio­nin e Presidenti­t për të lehtësuar komunikimi­n e palëve. Kjo ofertë ka qenë për të marrë një miratim në parim midis palëve", deklaroi presidenti Nishani.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania