Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA: Senatori John McCain theksoi përpjekjet për të mundur ISIS

Senatori amerikan takon drejtuesit e shtetit dhe kreun e PD

-

Senatori

amerikan dhe ish- kandidati për president të SHBA- ve, John McCain takoi dje në Tiranë presidenti­n Nishani, kryeminist­rin Rama, kryeparlam­entarin Meta, ministren e Mbrojtjes, Kodheli dhe kreun e opozitës, Basha. Pas takimeve, në një deklaratë të saj, ambasada amerikane njoftoi: "Senatori i SHBA, John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partnerite­tin ushtarak SHBA- Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS". "Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me presidenti­n Bujar Nishani, kryeminist­rin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësi­n e opozitës, Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë takimit me z. McCain, presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontribute­t e të përmbushë përgjegjës­itë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kurse kryeparlam­entari Meta shprehu mirënjohje­n për partnerite­tin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpuni­mi në shërbim të forcimit të kredencial­eve demokratik­e të vendit tonë si dhe të paqes e stabilitet­it në rajon. Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me senatorin John McCain. Basha e njohu senatorin me gjendjen kritike të vendit në raport me sigurinë dhe krimin e organizuar.

 ??  ?? Senatori amerikan dhe ish- kandidati për president të SHBA- ve, John McCain dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha
Senatori amerikan dhe ish- kandidati për president të SHBA- ve, John McCain dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania