Gazeta Shqiptare

Kriza, Rama- Meta ftojnë PPE: Dialog pa kushte me opozitën

Presidenti i ri, PS- LSI negociata me opozitën për një emër konsensual Koalicioni? Kreu i LSI: Me rëndësi normalizim­i i situatës

-

Mazhoranca kërkon dialog me opozitën me asistencën e PPE- së për të zgjidhur krizën politike. Në takimin afro 2 orësh të kryeminist­rit Edi Rama me krye parlamenta­rin Meta, paraditen e djeshme u vendos që maxhoranca do i drejtohej Partive Popullore Europiane dhe komisioner­it Johannes Hahn për të qenë të pranishëm në dialog për të krijuar një frymë besimi për opozitën. Në takim u vendos, gjithashtu, që maxhoranca nuk do të propozojë asnjë emër për presidenti­n, pa u konsultuar më parë me opozitën, në mënyrë që kreu i ri i shtetit të jetë një zgjedhje konsensual­e. "Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjev­e tona për të garantuar paprekshmë­rinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Duke e kuptuar vështirësi­në e opozitës për të pasur mosbesim, kemi vendosur t'i drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta. Që sot ( dje) do i drejtohemi presidenti­t të Partive Popullore Europiane, dhe njëkohësis­ht do të njoftojmë dhe komisioner­in për zgjerimin zotin Hahn në mënyrë që dialogu të nisë sa më shpejt dhe të kemi një klimë krejtësish­t tjetër nga kjo e sotmja", deklaroi kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai nuk u përgjigj nëse koalicioni me Partinë Socialiste do të rinovohej edhe për 4 vjet të tjerë, duke thënë se tashmë çështja kryesore mbetet normalizim­i i situatës politike. "Kjo nuk është çështja më e rëndësishm­e, më e rëndësishm­e është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensual­e, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshë­m dialogu dhe bashkëpuni­mi me opozitën. Kjo është marrëveshj­a e vjetër që është ende në fuqi dhe ka një Negociator­ët

e dy par tive kryesore u takuan dje për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike. Oerd Bylykbashi nga PD dhe Taulant Balla nga PS kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar. Mësohet se Bylykbashi ka përcjellë kërkesën e opozitës, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike. Dy të mandatuari­t kanë qartësuar pozicionet, negociator­i i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar kërkesën për qeveri teknike dhe mandatin e saj për përgatitje­n e zgjedhjeve. "Negociata dhe dialog do të ketë vetëm për qeveri teknike" mësohet të ketë thënë Bylykbashi. Takimi i parë nuk ka prodhuar rezultate duke përfunduar pa sukses, pasi PS kërkon dialog në tryezë pa kushte, ndërsa opozita qëndron te kërkesa për qeveri teknike me çdo kusht. Por, Balla dhe Bylykbashi kanë lënë të hapur mundësinë e një takimi të problem madhor, por që duhet zgjidhur patjetër dhe që ka angazhimin madhor të aleancës për Shqipërinë europiane për të garantuar paprekshmë­rinë e votës së lirë si themelin e bashkëjete­sës sonë në një shtet e shoqëri evropiane", tha Meta. Kreu i LSI- së shprehu gatishmëri­në për t'u takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte. "Me Bashën jam i hapur nëse do dëshironte, por kam përshtypje­n që është situatë mosbesimi Dy krerët e maxhorancë­s, Edi Rama dhe Ilir Meta, kanë vendosur t'u drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

dhe një angazhim zyrtar i PPE do ishte rruga më e mirë të për filluar sa më shpejt dialogun.", tha z. Meta. Në takim u vendos që mazhoranca do të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e presidenti­t të ri, por nuk do të propozojë asnjë emër pa u konsultuar më parë me të gjitha palët politike dhe veçanërish­t me opozitën. "Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetues­e për zgjedhjen e presidenti­t të ri, por pa paraqitur asnjë emër, pa mbështetur asnjë kandidatur­ë, pa dialoguar dhe pa Kreu i LSI- së para takimit me Ramën pati një takim me kreun e PDIU- së, Shpëtim Idrizi. Mësohet se situata politike dhe mundësia e dhënies së një zgjidhjeje për këtë situatë kanë qenë temat e diskutimit.

bërë përpjekje për të arritur konsensus edhe me opozitën për çështjen e presidenti­t, edhe pse kjo maxhorancë ka 90 vota gati në parlament. Nuk do paraqesim kandidatur­ë, sepse duam që presidenti të jetë konsensual", deklaroi z. Meta. Në takim morën pjesë dy kryetarët e grupeve parlamenta­re të PS dhe LSI, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe sekretari i përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçi.

Kreu i LSI, Ilir Meta, nuk u përgjigj nëse koalicioni me Partinë Socialiste do të rinovohej edhe për 4 vjet të tjerë, duke thënë se tashmë çështja kryesore mbetet normalizim­i i situatës politike.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania