Gazeta Shqiptare

Fatura e dritave zbulon vilën e kthyer në laborator droge në Fier

Ndalohen 2 punonjës të OSHEE e shpallet në kërkim personi që mori me qira ndërtesën Operacioni, arrestohen në flagrancë 6 burra dhe 2 gra

-

Operacione­t e njëpas njëshme të ndërmar ra nga Policia e Shtetit, monitorimi nga ajri dhe nga toka nga veriu në jug të vendit, ka detyruar kultivuesi­t e drogës që të gjejnë mënyra të reja për të ushtruar aktiviteti­n e tyre kriminal. Nga frika se mund të zbulohen lehtë nga blutë, ata po tentojnë që ta kultivojnë kanabisin në vende të mbyllura, si: magazina, tunele, vila dhe apartament­e. Për këtë flet më së miri zbulimi gjatë ditëve të fundit i tre laboratorë­ve të drogës në Skrapar, Tiranë dhe Fier. Dy ditë më parë, policia e Fierit ka zbuluar një laborator droge të krijuar brenda një vile trekatëshe në lagjen "Kastriot" të këtij qyteti. Mësohet se 6 dhoma të katit të dytë dhe të tretë të ndërtesës ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit. Ndërkohë, blutë kanë arrestuar në flagrancë 8 persona, kanë ndaluar 2 punonjës të OSHEE- së si dhe kanë shpallur në kërkim personin që kishte marrë me qira banesën. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Fierit bënë me dije se ky laborator modern u zbulua nga fatura e lartë mujore e energjisë elektrike. Agjentët e policisë kishin marrë informacio­n për ushtrimin e aktiviteti­t të paligjshëm që zhvillohej në banesën e Piro Bares, ndaj menjëherë kanë nisur ta mbajnë nën vëzhgim. Ndërkaq, pasditen e së premtes, rreth orës 17: 00, blutë ndërmorën operacioni­n e koduar "Llampa", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të 6 burrave dhe 2 grave. Bëhet fjalë për shtetasit: Hiqmet Borova, 50 vjeç; Fisnik Gorani, 27 vjeç; Pajtim Muka, 53 vjeç; Florenco Cera, 24 vjeç; Erald Buzi, 27 vjeç; Klaudjo Borova, 27 vjeç; Rozana Borova, 37 vjeçe dhe Selvie Muka, 52 vjeçe. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve procedural­e u bë ndalimi i shtetasve: Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrje­n OSHEE Fier ( përgjegjës për lagjen "Kastriot"), dhe Ylli Kostandini, me detyrë përgjegjës grupi elektricis­tësh në ndërmarrje­n OSHEE Fier. Këta shtetas u ndaluan për veprat penale "Moskallëzi­m krimi" dhe "Shpërdorim i detyrës". Ndërsa, u shpall në kërkim shtetasi E. F., i cili është per- soni që ka marrë me qira banesën për këtë aktivitet kriminal. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me sipërfaqe prej 220 m2 u gjetën të kultivuara 2784 bimë kanabis sativa, me lartësi nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubikë, ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidanë të dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu, u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje. U sekuestrua­n edhe shumë sende të tjera, si: bidonë plastikë, tuba uji të përdorur për vaditje, llamba të posaçme etj.

 ??  ?? Vila 3- katëshe e kthyer në laborator droge
Vila 3- katëshe e kthyer në laborator droge
 ??  ?? Kanabisi i kultivuar brenda në vilë
Kanabisi i kultivuar brenda në vilë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania