Gazeta Shqiptare

Ahmetaj prezanton kandidatin e PS për Kavajën, Klodian Shehi

Zgjedhjet e 7 majit, ministri: Negociojmë për gjithçka veç mandatit të qeverisë "Opozita po kërkon sherr në kurriz të qytetit"

-

vokuar qytetin e Kavajës". "Qyteti i Kavajës nuk mund të provokohet nga askush dhe qyteti i Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprincipë që opozita do të hapë në kurrizin e Kavajës dhe në kurriz të Shqipërisë. Kështu që, sfida jonë do të jetë pjesëmarrj­a e të gjithë qytetarëve të Kavajës në zgjedhje atë ditë. Ne nuk kemi nevojë të tregojmë forcë, forca jonë qëndron te modestia. E dyta, ne do të do të marrin çdo qytetar që kërkon të zgjedhë kryetarin e vet të Bashkisë së Kavajës. Ne kemi shumë punë për të vazhduar"; - ishte mesazhi i Ahmetajt nga Kavaja. Po kështu, Ahmetaj ndau me të pranishmit edhe qëndrimin e Partisë Socialiste mbi situatën politike të momentit: "Siç e shikoni, opozita refuzon të dialogojë, refuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërçi artificial. Nuk është krizë politike. Ne e kemi thënë: do të ketë zgjedhje më 18 qershor, shqiptarët do të votojnë më 18 qershor. Ne kemi thënë që votimet, zgjedhjet nuk janë të par- tive politike, janë të qytetarëve, dhe prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje. Ne themi dhe do ta themi, që nuk ka qeveri teknike. Ne jemi gati të dialogojmë për çdo gjë, por për datën e zgjedhjeve dhe për qeveri teknike, ne nuk dialogojmë. Ne dialogojmë për çdo gjë, jemi të hapur të dialogojmë pa kushte, të ulemi në tryezë me opozitën, të diskutojmë çfarë të duan ata, por jo për mandatin e dhënë kësaj qeverive me 1 milion vota. Qeverisja është përgjegjës­i, nuk është privilegj", - theksoi Ahmetaj. Ai i ftoi të pranishmit që në 7 maj të mbështesin dhe votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehin: "Unë dua që ne të shkojmë si qytetarë atë ditë dhe të zgjedhim kryetarin e Bashkisë së Kavajës, të vazhdojmë projektin e Rilindjes Urbane dhe projektin e reformave që kanë nisur Partia Socialiste dhe Aleanca. Mos harroni që qyteti është duke kaluar një periudhë tranzitore fantastike, nga një qytet- fshat, në një qytet destinacio­n turistik. Mos harroni që zonat e Kavajës, me logjikën e re urbane dhe me logjikën e re të ndërtimit të segmenteve rrugore nacionale, kthehet në destinacio­n turizmi e gjitha. Ta mbështesim Klodianin që të shpalosë Kavajën e dhjetë viteve që vijnë, Kavajën e gjeneratës tjetër, Kavajën e Shqipërisë që duam", - tha Ahmetaj. Nga ana e tij, kandidati për kryetar i Bashkisë Kavajë, Klodian Shehi tha se "qytetaria e Kavajës do të tregojë që ne votojmë për vlerat, votojmë për atë që do t'u premtojmë fëmijëve tanë, votojmë për sloganin që Partia Socialiste ka: ' Për Shqipërinë që duam', ne e bazojmë te vetja, ' Për Kavajën që duam'. Brenda 10 viteve, në Kavajë do të finalizohe­n 10 projekte të reja, që më takon mua t'i çoj më tej. Por njëkohësis­ht, këto projekte duhet të pasohen edhe nga projekte të tjera, me të cilat ne të mund t'i kthejmë këtij qyteti jo vetëm vlerat e tij historike, por edhe vlerat e një qyteti bregdetar e turistik".

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania