Gazeta Shqiptare

“A do ketë Veting për shqiptarët që vjedhin dhe bëjnë teza doktoratur­e”

Intervistë e “Milosao” me piktorin e njohur. Si e shikon ai të gjithë procesin e artit shqiptar nën Realizmin Socialist. Problemati­kat e tij dhe pse nuk u ngrit asnjëherë në majat që pretendont­e. Pse arti modern s’pati qasje nga artistët shqiptarë..., por

-

shumë me teatrin.

Skulptura u kthye në një libër historie me heronj, luftëtarë, heronj të punës dhe sigurisht në krye udhëheqësi për të cilin u bënë 6 skulptura.

Në Evropë skulptura e personaliz­uar ish tejkaluar. Janë porosi të rralla nga shteti për figura të shquara, kurse skulptura e mirëfilltë u bë arti i lirë i pa angazhuar që trajtoi materien ndryshe siç ishte trajtuar deri në shekullin e XXtë.

Po ashtu BUSTI në artin evropian është një kategori e tejkaluar, vetëm në raste të rralla, për persona të familjes si janë kokat e Dona Marr e Picassos apo Annette e Giacometti­t”.

Ju e shpjegoni dështimin e këtij tipari të artit vetëm me mungesën e nudos femërore. A do të veçonit dhe elementë të tjerë?

“Gjatë tërë historisë së artit, që në primitivit­et ( Venera e Vilendorfi­t 30.000 p. K.), qenë të lidhur direkt më shumë se tërë artistët e tjerë me nudon femërore. Kurse arti i Realizmit Socialist e ndërpreu këtë.

Për 45 vjet në tërë territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë skulpturë nudo femërore. Në fakt kjo që dukej kaq e thjeshtë ish ajo që e rrënoi artin e Realizmit Socialist, si në Rusi edhe këtu.

Këtë e analizoj imtësisht në libër”.

Keni përgatitur një botim që lidhet me grafikën e Realizmit Socialist. Çfarë shikoni të vlefshme për publikun e shekullit XXI në këtë art?

“E vlefshme është e gjitha sepse grafika, ajo lloj grafike sot nuk ekziston më. Mos di ti vallë ndonjë ilustrim si ato që bënte Safo Marko për përrallat? Ajo ish Grafikë e mirëfilltë se bëhej me dorë. Është gjë tjetër aspekti ideologjik, sot ato nuk na rrezikojnë. Duhen ruajtur, janë faza në artin e një populli që nuk përsëriten më. Duhen parë pa ngarkesën ideologjik­e.

Po ndihmoj Anastas Kostandini­n në përzgjedhj­en dhe përgatitje­n e një libri me vizatimet e tij.

Disa herë i kam thënë Ksenofon Dilos për botimin e një libri të tij me grafika.

Libri im GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST NË SHQIPËRI, pati dhe vazhdon të ketë një sukses ndërkombët­ar, mjafton të lexoni artikullin e Raino Eeto Isto në ART MARGINS, 2015. Mbas Skulpturës dua të botoj edhe një libër për Pikturën e Realizmit Socialit, që t’i bëj një trilogji”.

Doktrina e Realizmit Socialist erdhi në vitit 1934 në Kongresin e artistëve, ku Gorki e shpalli atë. Gati dy dekada më vonë ai është pothuaj prezent në Shqipëri. Nga vëzhgimi juaj, si ishte fillimi i këtij arti në Shqipëri dhe si u konvertuan artistët tanë në këtë art?

“Kur erdhi Komunizmi isha vetëm 10 vjeç, kur iku, mbasi kisha bërë edhe burgun, isha 55 vjeç. Gjithë periudha, që është më produktive për një artist më kaloi në komunizëm.

 ??  ?? “Vajzat e shën Palit”, bakër i rrahur, 1971
“Vajzat e shën Palit”, bakër i rrahur, 1971
 ??  ?? Maks Velo
Maks Velo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania