Gazeta Shqiptare

“Pushteti i grave” si evokim i instalimit të diktaturës

Shfaqja godet politikën dhe nxjerr në pah vështirësi­të e aktorëve

- Nga Fatmira Nikolli

Kjo nuk është Kina e Mao Ce Dunit, por është shfaqja e Spiro Dunit”. Është ndër frazat që mbetet nga shfaqja në Teatrin Kombëtar “Pushteti i grave” ku vepra e Aristofani­t është më shumë pretekst. Teksti është rishkruar nga Duni( përshatur për skenë) duke marrë një qasje më bashkëkoho­re, sikundër regjia pranëvë muzikën e Elina Dunit dhe baletin. Marrja e pushtetit prej grave evokon megjithatë instalimin e diktaturës përmes simbolikav­e e jo vetëm; mbledhja e ndarja e pasurive, “barazia”, kushtetuta e re, përulja e vullnetshm­e ndaj kryetares nga puthadoras­it, krijimi i njeriut të ri, krijimi i kultit të individit, shfaqen në dy tablo: “dorëzimi” i pushtetit nga burrat që flenë dhe pinë ( lexo apatinë tonë për të mos reaguar ndaj vendimmarr­jeve të pushtetit) dhe marrjen e pushtetit nga gratënjë kor femrash ku pikaset kaosi, problem me pronat, fasada, shtypja, epshi seksual ( deri në orgji), festat dhe në fund një pushtet të ri, pa ndonjë ndryshim nga paraardhës­i. Lënia jashtë derës së gostisë të atij që ende beson te shteti, shënon pas 27 vjetësh një rikthim të Ardian Cergës në skenë, rikthim që lë gjurmë për vërtetësin­ë e interpreti­mit. Cerga, si përfaqësue­s i popullit, mishëron në interpreti­m e plastikë qytetarin e përjashtua­r, por të vetmin qytetar që beson në rregulla a shtet, qoftë edhe duke dorëzuar atë që e mban të shenjtë, nënën e Perëndisë që me duar hapur duket se thotë: ç’të bësh. Jo të gjithë aktorët ia mbërrijnë të kenë vërtetësin­ë e Cergës, çka përndryshe do të thotë se shfaqja ka dritëhije; përtej zërave kumbues, të qeshurave, klithmave a brohoritje­ve shpesh Aristofani e komedia vijnë si zhurmë.

Dështim i teatrit? Spiro Duni ka vendosur që në këtë shfaqje, “të kritikojë” dhe qëndrimin e pushtetarë­ve për teatrin. Në një anë, një artist i papunë që më mirë krijon vetë se reciton Shekspirin ( Laert Vasili) dhe nga ana tjetër, një artist si ( Helidon Fino), që ka lënë profesioni­n e artistit për t’u ushqyer me një biznes privat, duke marrë edhe kapardisje­n e tij.

Raimonda Bulku nuk lëviz nga statura e krijuar në rolet e fundit, që ka interpretu­ar në teatër, të njëjtat gjeste dhe e njëjta shprehi.

As Elia Zaharia nuk vjen ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim me interpreti­min e saj. Hapësirën e lënë në skenë e zotëron mirë Naun Shundi, të cilit roli i përshtatet shumë, njësoj edhe pse me pak hapësirë lënë gjurmë Riza, Saliasi apo Mena.

Skenografi­a e Markut, krijon “xhepa” për podiume në dyja anët e skenës, dhe një “biznes” që hapet e mbyllet sipas nevojave të mizanskena­ve. Muzika jazz e Dunit, tërheq vëmendjen duke ndikuar te ritmi i interpreti­mit të aktorëve.

Shfaqja e antikiteti­t, me kostume që nuk thonë gjë për kohën për të cilën flet shfaqja, mbërrin deri në ditët tona përmes përdorimit të smartphone­ve. Rajmonda Bulku me Naun Shundin, jo krejtësish­t të justifikua­r fotografoh­en me një smartphone.

Komedia e Aristofani­t ( e Dunit) sikundër edhe Orwell te “Ferma e kafshëve” përcjell idenë se pushteti i bën të gjithë njësoj, se premtimet e dhëna nuk mbahen e se demagogjia është joshje, se gracka do jetë gjithnjë aty, kushdo të vijë asgjë nuk do ndryshojë.

Gratë “bëhen burra”, prej kryetares Leonora, luajtur nga Flaura Kureta te Gladi- ola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, etj. Vjen në skenë leonorizëm- janaqizmi, një rrymë që merr këtë emër për nder të kryetares, e cila shihet nga një cep në tjetrin të skenës. Gratë duket se e kanë më të vështirë të mbajnë peshën e pushtetit e barrën e shfaqjes se burrat që u rrinë përballë, nga Cerga te Shundi, Vasili, Fino, Hoxha, Riza. Gratë bëhen të urryeshme si shpërdorue­se të pushtetit që i nënshtrohe­n harbimit të pamat. Në ndonjë rast, është ndriçimi që e “kalon linjën” prej burrave që ankohen te gratë që bëjnë gati rotacionin.

Regjisori është shprehur se mesazhi i tij, pa përmendur Shqipërinë është të go- dasë “demagogjin­ë dhe premtimet e pafund të atyre që lakmojnë pushtetin e së nesërmes”. Megjithëkë­të, ironikisht, shfaqja që është ndërtuar nga “Gratë në parlament”, e ka nisur promovimin me një video ku gratë e politikës e gratë e parlamenti­t, ftojnë për teatër për të parë “Pushtetin e grave” ( ose degradimin e grave).

Në skenë janë 30 aktorë, prania e të cilëve nuk justifikoh­et nga teksti i pakët, sa i shërben më së shumti tablosë së regjisorit, “krijimit të korit” që lëviz njëherësh si një orkestër, herë me klithma, herë me të qeshura.

E nëse Aristofani u kthen në fund pushtetin burrave, Duni, e trajton gjithë ç’ndodhi si një lojë me mbylljen e Klod Hoxhës. Gratë e mbajnë pushtetin vetëm 1 orë e 30 minuta, përmes klithmash, ulërimash, e harbimesh që zhvendosen nga “kafeneja” e burrave që flenë, në dhomat “pas perdesh” të grave revolucion­are.

Shfaqja rivjen në teatrin shqip pas 6 vjetësh, nga produksion­i i Metropolit në vitin 2011, megjithëse nuk gjen vija krahasuese as ngjashmëri, as në koncept as në mënyrën si vjen, atëkohë rolet e grave i luanin burra.

Premiera erdhi premten, vijoi të shtunën e të dielën, ora 19: 00 në Teatrin Kombëtar, nën interpreti­min e aktorëve: Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Karafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Klodian Hoxha, Dori Çaushi, Julinda Emiri.

 ??  ?? Shfaqja, “Pushteti i grave”
Shfaqja, “Pushteti i grave”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania