Gazeta Shqiptare

Pashkët, politika të mos mbartë pasojat e përçarjes

- George Frendo

( vijon nga faqja 1)

.... Krishti i ngjallur, Krishti, që me ngjalljen e tij ka mbjellë në zemrën e njeriut një shpresë të re, të fortë dhe të gjallë, dhe është takuar me shumë njerëz, çfarë porosie ka për ne në këtë situatë?

Po, situata në të cilën sivjet po kremtojmë Pashkët është disi ndryshe nga situata e vjetshme. Në këto vite të fundit kemi kremtuar Pashkët në momente kur përjetohej absurdi i të ashtuquajt­urit ISIS, i cili ka shkaktuar shumë viktima të krishtera, përfshirë këtu edhe disa meshtarë e katër murgesha Misionare të Dashurisë, motrat e Nënë Terezës të vrarë vjet. Sivjet kemi dëgjuar për masakra të tjera. Edhe gjatë këtyre ditëve të fundit u lodhëm duke dëgjuar aq shumë lajme të këqija. Kush mund të na i hapë dyert që të shohim pakëz dritë?

Kush mund të na dhurojë pakëz shpresë? Cila ideologji politike mund të na tregojë rrugën e një bote të re, ku nuk do të dëgjonim më lajme të tmerrshme si këto që po dëgjojmë gjatë këtyre ditëve? Kemi dëgjuar për armët kimike në Siri, që kanë lënë shumë viktima të pafajshme. Kemi dëgjuar për atë kamion, shoferi i të cilit çmendurish­t ka kaluar mbi njerëzit duke vrarë dhe plagosur shumë të pafajshëm. Kemi dëgjuar për bombë në dy Kisha në Egjipt ditën e Dielës së Larit, që lanë shumë viktima. Vallë, bota e sotme është një shoqëri njerëzish apo është kthyer në një pyll kafshësh?

Çfarë na thotë Krishti i ngjallur në këto situata? Është po Ai Krisht i cili, me t’u ngjallur, në takimet e tij me njerëzit e shumtë, pati gjithmonë të njëjtin urim: “Paqja me ju!” Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre, që merren me ndjenja hakmarrjej­e, Krishti u thotë: “Falni, ashtu si unë ju kam falur” dhe i kujton lutjen që bëri kur ishte në kryq: “Fali, o Atë!” Atyre që ushtrojnë dhunë dhe vandalizëm, i kujton fjalët që i tha apostullit Pjetër në kopshtin e Gjetsemani­t: “Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin”.

Sivjet po kremtojmë Pashkët në vitin kur duhet të bëhen zgjedhjet politike. Mesazhi i Krishtit të ngjallur për ne në këtë situatë është një mesazh i fortë. Si i ngjallur, Krishti hyri në dialog me të gjithë ata që e kanë takuar, duke u thënë: “Paq- ja me ju!” Të mos e lejojmë kurrë, që politika të mbartë pasojat e përçarjes. Në emrin e Krishtit dëshiroj t’u komunikoj të gjithë politikanë­ve sot: Rruga për zgjedhjen e krizës së tanishme, qëndron vetëm në dialogun; në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit, të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me përgjegjës­i e pjekuri të plotë, për të finalizuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë. Sepse dialogu është dialog e jo monolog.

Dhe le ta përjetojmë këtë situatë me dinjitet e me pjekuri, si qytetarë të vërtetë të një kombi demokratik e pluralist. Le të tregohemi se jemi njerëz që me të vërtetë e meritojmë shoqërinë demokratik­e e pluraliste. Demokracia kërkon pjekuri për një përdorim të mirë të votës dhe të lirisë duke pasur parasysh të mirën e përbashkët. Pluralizmi kërkon pjekurinë njerëzore, e cila ka mundësi të zgjedhë ndër shumë parti politike ose gjëra të tjera të mundshme, të zgjedhë atë që është më e mirë, ose atë që është më pak e keqe.

Të gjithë juve ju uroj: Gëzuar Pashkët. Nga zemra ju uroj paqen e gëzimin e Krishtit.

Sivjet po kremtojmë Pashkët në vitin kur duhet të bëhen zgjedhjet politike. Mesazhi i Krishtit të ngjallur për ne në këtë situatë është një mesazh i fortë. Si i ngjallur, Krishti hyri në dialog me të gjithë ata që e kanë takuar, duke u thënë: “Paqja me ju!” Të mos e lejojmë kurrë, që politika të mbartë pasojat e përçarjes.

Imzot Gjergj Frendo O. P. Arqipeshke­v i TiranëDurr­ësit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania