Gazeta Shqiptare

Epokë e re në Turqi, Erdogani i merr të gjitha

-

ngrenë një pyetje të ngjashme. Qeveria duhet t'i marrë seriozisht në konsiderat­ë këto shqetësime, veçanërish­t kur rezultati qe kaq i ngushtë dhe kur amendament­et do të kenë një rëndësi thelbësore për të ardhmen e demokracis­ë në Turqi. Megjithatë, për AKP- në, e vetmja gjë që kishte rëndësi dukej se qe fakti që arritën të marrin në shumicë votat "po".

VOTIME TË REJA NË HORIZONT

Megjithëse udhëheqësi­t e AKPsë kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se sistemi i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2019, që tani po qarkullojn­ë fjalë për zgjedhje të parakohshm­e. Pse të presim për ta zbatuar vullnetin e popullit? Ky argument ka kohë që është shprehur dhe Erdogani nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë përpara se të jetë ribashkuar sërish zyrtarisht me partinë e tij. Kjo do të thotë se sezoni i zgjedhjeve ka shumë gjasa që të jetë në prag. Megjithëse një person fitoi fuqi të konsiderue­shme si rezultat i referendum­it, gati gjysma e popullit votoi kundër kësaj. Me fjalë të tjera, Presidenti Erdogan përbal- let me një shoqëri tepër të polarizuar. Fjalimi i unitetit që mbajti në mbrëmjen e referendum­it është tepër larg një fillimi për të bashkuar çarjet e thella të shkaktuara në vite. Erdogani në fakt ka shumë çështje në tryezë: Sirinë, marrëdhëni­en delikate me aleatët e Turqisë, çështjen e refugjatëv­e dhe çështjen kurde, po të përmendim vetëm disa prej këtyre çështjeve. Në vend që të fokusohet në këto çështje të nxehta, duket se ai do të preferonte të stabilizon­te me shpejtësi pushtetin e sapofituar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania