Gazeta Shqiptare

Oferta e Bashës: Presidenti­n duhet ta zgjedhë populli

Kreu i PD- së : Të ndryshojmë Kushtetutë­n. Vetingu, pas qeverisë teknike "Kreu i shtetit, jo viç për ta shitur në pazar"

- Valentina Madani

Në emër të opozitës së bashkuar Lulzim Basha propozoi dje që Presidenti­n e ri ta zgjedhë populli. Gjatë bashkë bisedimit të djeshëm në çadrën e lirisë, Basha hodhi idenë e ndryshimit të Kushtetutë­s. Pasi Kuvendi dogji pa kandidat dy raundet e para për zgjedhjen e Presidenti­t të ri dhe në kushtet e mos gjetjes së një konsensusi të përbashkët mes palëve për emrin e kryetarit të shtetit, lideri i opozitës, Basha publikoi ofertën e re se "Presidenti­n duhet ta zgjedhë populli". "Duhet të ndryshojmë Kushtetutë­n. Presidenti i kujt është? I Ilir Metës? Edi Ramës? Lulzim Bashës? Jo, i popullit, prandaj Presidenti­n ta zgjedhë populli. Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidenti­t. Ne i kemi votat thonë, por hajde ta votojmë bashkë. Atëherë oferta ime është kjo: Të zgjedhim Presidenti­n nga populli", - deklaroi z. Basha. Sipas tij Presidenti nuk është një viç që e kanë nxjerrë për ta shitur në pazar. "Na kanë ftuar këtë javës për punën e Presidenti­t. Ne i kemi votat, po hajde ta bëjmë me konsensus. Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë. Do blejmë ndonjë viç në treg? I kujt është Presidenti? Është i Ilir Metës? I Lul Bashës? I kujt është? Atëherë oferta ime është kjo; të zgjedhim President nga populli. Hap i rëndësishë­m në projektin e Republikës së re është transferim­i i pushtetit te qytetarët", theksoi z. Basha. Për të sqaruar edhe ata që nuk e kanë kuptuar, kreu i demokratëv­e deklaron se jo vetëm është pro vetingut, por shprehet i gatshëm të mos e shtyjnë zbatimin e tij pas zgjedhjeve. 18 qershorin vazhdon të mos e shohë si datën e zgjedhjeve, po edhe ata që mendojnë se zgjedhjet do të bëhen pa opozitën u thotë ta harrojnë. Basha

përsërit ftesën për dialog me standarde evropiane. "Nuk ka asnjë tërheqje. Rruga për një pakt kombëtar, për një Shqipëri evropiane mbetet e hapur edhe për partitë e Republikës së vjetër, sepse kultura jonë, vlerat tona janë ato evropiane për dialogun dhe vendosmëri­a "Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamenta­re dhe presidenci­ale njëkohësis­ht në të njëjtën ditë, qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!", tha kreu i LIBRA

jonë është për të mos dorëzuar më kurrë vlerat evropiane te krimi, te droga dhe te një kastë e korruptuar që e ka kthyer Shqipërinë në lopën e vet. Kjo ofertë nuk duhet të kuptohet si dobësi, por si zemërgjerë­si. Dy janë rrugët: përmes dialogut ta zgjidhim ose për "Nëse do e kishim patur këtë mbështetje një vit më parë, kur PDIU propozoi presidenti­n nga populli, gjërat do ishin më të lehta për t'u zgjidhur e njerëzit do kishin pasur më shumë mundësi për t'u shprehur me votë për kreun e shtetit. Megjithëse me vonesë, mund të ngushëlloh­emi me shprehjen: Më mirë vonë se kurrë!", tha zj. Doda.

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu, takoi dje ambasadori­n e SHBA- ve, Donald Lu. Ajo e quajti takim normal pune, ndërsa ky takim vjen pak ditë para se Shqipërinë pritet ta vizitojë McAllister.

ndryshe populli do ta marrë në dorë". "Lëvizja dhe bashkimi më i madh i shqiptarëv­e për zgjedhje të lira e të ndershme feston çdo ditë shpresën që po ringjallet jo vetëm këtu në çadër, po në mbarë Shqipërinë falë kësaj lëvizje 63- ditore. Kjo, sikundër ide- ja e Republikës së Re nuk janë merita e askujt tjetër përveç se e juaja. Republika e Re do jetë një shtëpi e madhe xhami për sa i përket transparen­cës, e çeliktë për sa i përket zbatimit të ligjit. Ky është modeli i demokraciv­e perëndimor­e. Në këtë model, qytetarët

zgjedhin me votë të lirë. Edi Rama bashkë me të paguarit e George Soros u përpoqën të kapin drejtësinë. Ka zero shanse që PD të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve"- theksoi z. Basha.

 ??  ?? Protesta e opozitës
Protesta e opozitës
 ??  ?? Kreu i Pd- së, Lulzim Basha
Kreu i Pd- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania