Gazeta Shqiptare

Viktima Ergys Gjioveshaj u dënua me 12 vite burg si bashkëpunë­tor në vrasje kur ishte 16 vjeç

-

VLORË - Ergys Gjioveshaj ishte person i njohur për policinë e Vlorës. Në vitin 2011, ai u arrestua në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për vrasje. Gjykata e Vlorës e kishte dënuar atë me 12 vite burg në mungesë për një vrasje që kishte kryer kur ishte 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në 20 nëntor të vitit 2001. Gjioveshaj ishte duke udhëtuar me një autoveturë tip "Mercedes Benz 240" së bashku me mikun e tij Florian Meçe, kur u përfshi në një konflikt me shtetasin Muharrm A., i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit. Dy palët janë përplasur verbalisht përballë shkollës "Qemal Ataturk". Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi ka takuar Florian Meçen dhe i ka kërkuar sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A. Debati është tensionuar. "Bashkë do ta zgjidhin ndryshe", i ka thënë F l o r i a n i , Alushit. Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshaj­n ata e qëllojnë Laert Alushin. Fillimisht viktima është përleshur me Florian Meçen. Ndërsa, Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit. Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: "Lëre Lani, lëre, hapu". Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: "Na, bjeri". Një breshëri automatiku e ka kapur në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ngjarjeje, Florian Meçe u dënua me 22 vite burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vite burg në mungesë, pasi ishte i mitur. Pas vrasjes, Gjioveshaj kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri ku edhe u kap.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi ngjarja
Lokali ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania