Gazeta Shqiptare

Rama: Të ngujuarit në çadër, protagonis­të të ' 97- ës

Kryeminist­ri, mesazh opozitës: Nuk tërhiqemi nga asnjë shantazh "Vota për PS, grusht ndaj drejtësisë së korruptuar"

-

Kryeminist­ri Edi Rama nga Gjirokas tra i përcolli mesazhin opozitës se nuk do të tërhiqet nga asnjë shantazh dhe se nuk do të lejojë një ' 97të të dytë. Rama deklaroi se protesta e opozitës të hënën nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ndaj ai apeloi se vota e 18 qershorit do të jetë grusht ndaj çadrës së PD- së dhe drejtësisë së korruptuar. "Ata që sot janë në çadër, kanë frikë nga drejtësia. Jemi këtu për të mos lejuar të përsëritet 1997- ta, për të mos mbyllur rrugët e drejtësisë. Muri që ndan vendin nga e ardhmja është padrejtësi­a. Nuk tërhiqemi para asnjë çadre apo shantazhi, sepse në 18 qershor vendoset Shqipëria e së ardhmes. Ata nuk duan gjë tjetër veçse të bllokojnë rrugët për gjykatësit e korruptuar", - u shpreh kryeminist­ri. Rama bëri të qartë se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë armiku numër 1 i Partisë Socialiste dhe qeveria nuk do të tërhiqet për reformën në drejtësi para asnjë force dhe asnjë shantazhi. "Nëse duam të rrisim ekonominë dhe ta rrisim punësimin, duhet të pushojmë nga puna gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Janë ata që pengojnë vënien në vend të së drejtës për çdo qytetar. Janë ata armiku numër 1 publik i Partisë Socialiste. Me këtë armik do të luftojmë me mish e me shpirt dhe nuk do të tërhiqemi, jo përpara çadrës, por as përpara asnjë force dhe asnjë shantazhi. Sepse ne jemi shumë krenarë që përfaqësoj­më Shqipërinë që duam", - u shpreh ai. Kryeminist­ri Edi Rama foli në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Gjirokastë­r. "Më 18 qershor nuk vendoset se kush do ta qeverisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme, vendoset si do të jetë Shqipëria për 10- 15 vitet e ardhshme. Do të vendoset nëse Shqipëria do të kthehet mbrapa. Një kthim mbrapa do të ishte një fatalitet dhe do të na humbte një gjeneratë. Ndaj vota e 18 qershorit është kaq themelore. Çdo vajzë dhe çdo djalë që voton për herë të parë nuk duhet ta lërë pa shfrytëzua­r mundësinë që i jep Kushtetuta, por duhet të bëjë çmos të bindë edhe të tjerët që për një arsye apo për një tjetër janë me PD- në dhe për një arsye apo për një tjetër sot ndihen keq, ndihen vetëm, të braktisur, sepse nuk mund të përqafojnë një alternativ­ë të frikës nga drejtësia, një alternativ­ë që bën thirrje ' hajde pushtojmë rrugët e Shqipërisë' që të mos pushohen nga puna disa prokurorë e gjykatës të korruptuar, që iu kanë siguruar pandëshkue­shmërinë atyre që janë në çadër", - deklaroi z. Rama. Ai përmendi se vota e 18 qershorit nuk është një ndeshje mes partish, por sipas tij një ndeshje mes së ardhmes që duam dhe së shkuarës që nuk duam kurrë të rikthehet. "Mes Partisë Socialiste që kërkon një Shqipëri europiane dhe atyre që janë në çadër dhe që janë të gatshëm të ndajnë për së gjalli Shqipërinë nga Europa, sepse Europa e do Shqipërinë në gjirin e saj, por e do Shqipërinë shtet, e do Shqipërinë me gjykata dhe me një drejtësi që bën drejtësi për njerëzit e vet. Nuk mund të pranojë Europa një Shqipëri ku drejtësia është pazar, ku drejtësia është mall dhe ku një tufë të korruptuar­ish bëjnë ligjin siç ua do xhepi, interesi për të mbajtur në kthetra një popull të tërë. O me Europën, o me çadrën", - u shpreh kreu i qeverisë. "Përpara se të na vijnë nga jashtë zgjidhjet, ne ditën e hënë propozojmë të mblidhen forumet e grave të politikës, PD, PS, LSI e PDIU, dhe jam i bindur t'ua lëmë atyre në dorë e jam i bindur se zgjidhje do ketë", - tha kreu i PDIU- së. "Qeveria është e angazhuar të bëjë gjithçka për t'iu ndodhur pranë më të pamundurve të shoqërisë. Këta 3 vjet e gjysmë kemi bërë reforma të rëndësishm­e si ajo e ndihmës ekonomike, dhe synimi nuk është thjesht dhënia e një lëmoshe nga shteti; qëllimi ynë shkon shumë përtej konceptit të lëmoshës sociale", - tha ministrja e Mirëqenies Sociale.

 ??  ?? Protestat e opozitës
Protestat e opozitës
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Gjirokastë­r
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania