Gazeta Shqiptare

Skenari, PD: Jo barriera, por njerëz që protestojn­ë

Protesta, paralizimi përkohësis­ht i Shqipërisë, nga veriu në jug të vendit Mosbindja civile, në varësi të arritjes së dialogut

-

Opozita e djathtë nis të hënën mosbindjen civile në mbarë vendin, por nëse palët nuk arrijnë një marrëveshj­e në prani të negociator­it të PPE- së, David McAllister, si garanci për zgjedhje të lira më 18 shkurt, protesta mbetet e palimituar. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë, ndërkohë që përshkallë­zimi i protestës nis të hënën, me bllokimin e përkohshëm të disa prej akseve rrugore në mbarë vendin. Sipas drejtuesve të lartë të PD- së, nuk do të ketë barrierë, por njerëz që do të protestojn­ë paqësisht ditën e hënë. Përmes një deklarate për mediat, PD- ja dje bëri të qartë se protesta do të jetë paqësore dhe larg dhunës. "Partia Demokratik­e dhe opozita kanë 64 ditë që protestojn­ë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet e saj kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka pasur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike", thuhet në njoftimin e PD- së. Më tej bëhet e ditur se PD- ja nuk ka nevojë për dhunë dhe nuk do të përfshihet kurrë në dhunë. "Kauza e lirisë dhe e demokracis­ë është kauza më e fuqishme në botë, dhe ne ndihemi të fuqishëm në të drejtën tonë. Edi Rama duhet të mësohet me demokracin­ë dhe të drejtat e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur mosbindjen e tyre civile. Referencat e Edi Ramës ndaj 1997- ës janë veprime të dëshpëruar­a të një njeriu që edhe vetë e di se nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për të qëndruar në pushtet, veç ngjalljes së frikës te njerëzit. Frymëzuesi­t dhe drejtuesit politikë të 1997- ës, Edi Rama i ka në krye të PS- së dhe në Kuvend bashkë me bandat e ' 97ës që po i liron një nga një nga burgu për të ruajtur me ta pushtetin e tij të kriminaliz­uar", thuhet në deklaratë. Për demokratët, "Protesta e opozitës do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin te vlerat e demokracis­ë dhe lirisë, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë qytetare me çdo mjet demokratik derisa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme". Por PD- ja ka gati planin për bllokimin 1- orësh të trafikut në të gjithë Shqipërinë. Grupe protestues­ish do të bllokojnë disa segmente kyçe. Më datë 24 prill, për rreth 1 orë, duke nisur nga ora 11: 00 deri në orën 12: 00, protestues­it e PD- së dhe aleatëve të saj do të bllokojnë superstrad­ën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësis­ht në rrethrrotu­llimin në Fushë- Milot, ku lidhet

pothuajse gjithë veriu me kryeqyteti­n. Gjithashtu, protestues­it e Partisë Demokratik­e do bllokojnë qarkullimi­n e automjetev­e edhe në sheshin "Shqiponja" në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për ver-

iun dhe jugun. Po ashtu do të bllokohet rruga te "Pallati me Shigjeta", po në kryeqytet. Bllokim të akseve rrugore do të ketë edhe në Lushnjë, përkatësis­ht në autostradë­n që e lidh këtë qytet me Fierin, në rrethrrotu­llimin e Plugut. Ndërkohë,

protestues­it do të bllokojnë dhe autostradë­n që lidh Elbasanin me Rrogozhinë­n, në rrethrrotu­llimin e Bradashesh­it. PD- ja ka nisur me bllokimin dhe besohet se do të realizohet përmes blloqeve të mëdhenj të betonit që shërbejnë si trafikndar­ëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania