Gazeta Shqiptare

"President nga populli", Blushi: 100 mijë firma. Ruçi: Qesharake

Kreu i deputetëve të PS- së: Të angazhuar që të mos lejojmë destabilit­et ‘ Shkelje kushtetues­e, s’ka referendum’

-

PS- ja e konsideron qe sharake propozimin e PD- së, PDIU- së dhe LIBRA për zgjedhjen e presidenti­t nga populli. Gramoz Ruçi garantoi nga Fieri se vendi do të ketë presidenti­n e ri brenda afateve të përcaktuar­a në Kushtetutë. Ai tha se propozimi i PD për zgjedhjen e presidenti­t nga populli nuk mund të gjejë zbatim, pasi procesi për kreun e ri të shtetit sapo ka nisur. Kreu i grupit parlamenta­r të PS- së ishte i pranishëm dje në Levan të Fierit, ku u zhvillua ceremonia e ndarjes së 720 lejeve të legalizimi­t. Duke u ndalur tek situata politike në vend, zyrtari i lartë i PS- së siguroi se, "angazhimi i PS konsiston në faktin që në Shqipëri të mos ketë destabilit­et, të mos ketë krizë dhe vakum institucio­nal dhe që vendi të mos mbetet pa president dhe pa parlament". "Ju në TV po ndiqni përditë tellallët dhe po dëgjoni, a do zgjidhet presidenti apo nuk do zgjidhet, a do ketë zgjedhje apo nuk do ketë zgjedhje, a do ketë qeveri apo jo? Por siç e kam thënë edhe herë tjetër, edhe presidenti do të zgjidhet, edhe zgjedhje do të ketë, edhe krizë nuk do të ketë, edhe destabilit­et nuk do të ketë, se edhe po të duan tellallët, nuk do i lini ju se zot është populli", iu drejtua kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, banorëve të Levanit. Më pas ai shtoi: "Data 18 qershor nuk është e politikanë­ve, por e juaja që do vendosni me votë në zgjedhje, për zgjidhjen e problemeve tuaja". Kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së deklaroi nga Fieri se zërat që flasin për një përçarje të koalicioni­t PS- LSI, shumë shpejt do të zhgënjehen. Sipas Ruçit, ky koalicion u shërben reformave të vendit. I pyetur për zgjidhjen e presi- "Data 18 qershor nuk është e politikanë­ve, por e juaja që do vendosni me votë në zgjedhje, për zgjidhjen e problemeve tuaja”. Kryetari i grupit parlamenta­r të PSsë deklaroi nga Fieri se zërat që flasin për një përçarje të koalicioni­t PS- LSI, shumë shpejt do të zhgënjehen.

 ??  ?? Presidenca
Presidenca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania