Gazeta Shqiptare

Falen borxhet ndaj ISSH, përfitojnë të vetëpunësu­arit

Dy kushtet për të marrë pension pleqërie, banues në fshat dhe pronar toke Si merret pensioni, kuota vjetore, 29.400 lekë

-

Të vetëpunësu­arit në bujqësi që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re gjatë pesë viteve të fundit mund të përfitojnë nga falja që hyn në fuqi në fillim të majit. Në ligjin për faljen që është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare thuhet se fshihen gjobat dhe kamatëvone­sat për kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për të vetëpunësu­arit në bujqësi, që nuk kanë paguar kontribute nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016. Kushti i vetëm është pagesa e kontribute­ve brenda datës 31.12.2017.

SI TË PËRFITONI NGA SKEMA

Personat që nuk kanë asnjë vit të mbuluar nga sigurimet për shkak se s'kanë punuar, ose gjatë kohës që kanë punuar kanë qenë të pasiguruar kanë shanse për të marrë pension pleqërie. Ata mund të përfitojnë nga dy vendime qeverie, VKM nr. 77, datë 28.01.2015 dhe në VKM nr. 653, datë 22.07.2015. Qytetarët e interesuar mund të sigurohen si të vetëpunësu­ar në bujqësi, por duhet të plotësojë dy kushte. E para, duhet të kenë tokë bujqësore dhe të banojnë në të njëjtin rreth ku ndodhet toka në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojnë veprimtari bujqësore e blegtorale. E dyta, personi duhet të banojë në fshat dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale, edhe nëse ka tokë në pronësi ose në përdorim, me vendndodhj­e në rrethin fqinj. Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve bëjnë të ditur se masa e kontributi­t vjetor për sigurimet shoqërore është 38,400 lekë, nëse banoni në zonë fushore dhe 29,400 lekë nëse banoni në zonë malore ( Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë). Vitet e pasiguru- ara mund të plotësohen si i vetëpunësu­ar në bujqësi, duke paguar kontribute­t për këto periudha, sipas masës së mësipërme të kontributi­t vjetor për sigurimet shoqërore.

KUSHTET PËR T'U SIGURUAR

Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t'u siguruar si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbush- ur moshën 16 vjeç, të jetë i/ e aftë për punë, çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension, nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. Sipas ligjit, i vetëpunësu­ari në bujqësi duhet: të banojë në të njëjtin qark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale dhe të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në qarkun fqinj.

I vetëpunësu­ari në bujqësi paraqet tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësu­arve në bujqësi këto dokumente: Certifikat­ën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, vërtetimin e pronësisë mbi tokën të lëshuar nga zyra e regjistrim­it të pasurisë së paluajtshm­e të komunës ose bashkisë, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimi­n e pronës ( psh., qiramarrje). Sipas ligjit, në çdo rast për sigurim të periudhave për vitin korrent si dhe për periudha të kaluara do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari bujqësore/ blegtorale. Inspektori i të vetëpunësu­arve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i/ e vetëpunësu­ar në bujqësi, plotëson dokumentin tip "Urdhër veprim". Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare, ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës, zyra postare lëshon dokumentin "Mandat arkëtimi", ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti "Veprim arke", i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin "Mandat arkëtimi" ose "Veprim arke" personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunë- suarve në bujqësi, ku ka marrë "Urdhër veprimin". Këto dokumente në asnjë rast nuk duhet t'u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshm­e me librezën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania