Gazeta Shqiptare

12 tonë kanabis të sekuestrua­ra në Përmet, në pronësi të 4 biznesmenë­ve

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Hetim zyrtarëve të policisë në Gjirokastë­r 2 prej tyre ushtrojnë aktivitet tregtar në Tiranë

-

Dy javë pas sekuestrim it të një sasie prej 12 tonësh kanabis në depon e ish- Rezervave të Shtetit, në fshatin Pagri të Përmetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshimet se droga ka qenë në pronësi të 4 personave. Këto dyshime ( sipas "ABC News"), kanë ardhur pasi në qeset dhe thasët e mbushur me hashash janë vendosur shenja me 4 ngjyra të ndryshme. "Çdo qese dhe thes i mbushur me hashash që peshonte nga 5 deri 35 kg, kishte nga një vijë në formën e shenjës të vendosur në ambalazhin e saj. Kjo shenjë, e vendosur në çdo qese e thes ka ngjyrë të kuqe, blu, jeshile dhe të bardhë në formën e shkronjës dhe vijëzimit", thanë hetuesit. Për këtë fakt, dyshohet se droga ishte e 4 personave të ndryshëm, 2 prej të cilëve mendohet se janë identifiku­ar. Sipas prokuroris­ë, po punohet për të gjetur prova të mjaftueshm­e që i lidh dy personat e identifiku­ar tashmë me drogën e bllokuar në Pagri të Përmetit. Burimet pohuan se dy personat e identifiku­ar, janë me origjinë nga Përmeti dhe Tepelena, por me banim në Tiranë, ku kanë edhe aktivitete të ndryshme tregtare. Sipas akuzës, për hetimin e kësaj dosjeje janë angazhuar dy prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët veç kultivuesv­e të drogës, po hetojnë edhe disa zyrtarë të policisë së Gjirokastr­ës dhe Përmetit. Të cilët, dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur në këto zona, pavarësish­t se nga fillimi i vitit ishte miratuar plani kombëtar për kontrollin e territorit, që të parandaloh­et kultivimi i kanabisit. Burimet thanë se ekzistojnë dyshime se disa efektivë të policisë edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ishin vënë në dijeni për drogën e mbledhur nga zona e Tepelenës dhe Përmetit në depon e ish- Rezervave të Shtetit në fshatin Pagri të Përmetit. Por, pavarësish­t informacio­n- it që dispononin, reagimi i policisë është bërë vetëm në fillim të muajt prill. Këto dyshime janë ngritur edhe pas marrjes së dëshmisë së 4 të arrestuarv­e, banorë të fshatit Pagri, të cilët kanë konfirmuar se që nga fillimi i muajit janar të këtij viti, pranë depos nuk janë lejuar banorët të afrohen. Pas sekuestrim­it të sasisë së madhe të drogës, Policia e Shtetit ka përjashtua­r disa efektivë nga radhët e saj, ndërsa disa zyrtarë të lartë janë proceduar me masa disiplinor­e.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Përmet
Droga e sekuestrua­r në Përmet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania