Gazeta Shqiptare

Dy nipat e Skënderbeu­t që luftuan përkrah tij

Kontit

- NGA AVNI ALCANI*

Dy nipat e Skënder beut, Muzhaq Ko mnen Golem Aran iti dhe Gjuriç Vladani, kanë qenë figura të njohura të aristokrac­isë shqiptare të shekullit të 15- të dhe nga kapedanët më të shquar të ushtrisë arbërore. Nuk dimë shumë për jetën e tyre, pasi, për fat të keq, mungojnë si burimet historike dhe ato arkivore, por, ato pak informacio­ne që kanë mbërritur, i përshkruaj­në të dy si luftëtarë dhe kapedanë të shquar, të cilët luftuan përkrah Skënderbeu­t kundër ushtrisë Otomane, që ishte fuqia më e madhe ushtarake e kohës.

* * * Nuk dihet se kur dhe ku ka lindur Muzhaqi i Angjelinës, por disa të dhëna për jetën e tij i kemi nxjerrë nga libri i M. Barletit:” Historia de vita et gestis Skanderbeg­i, epirotarvm principis” dhe libri i Gjon Muzakës: “Breve memoria de li discendent­i de nostra casa Musachi”. Barleti shkruan se Muzhaq Golem Araniti ishte një “burrë i pashoq për mjeshtërin­ë e luftës” ( Barleti 1983: “Histori e Skënderbeu­t”, botim shqip, faqe 242) dhe se ai thirrej “Muzaka i Angjelinës, por që thir- rej edhe me mbiemrin Golem Arianiti...” ( Po aty, faqe 402). Kurse Gjon Muzaka shkruan se ai quhej” Muzak Komneni( por) që thirrej nga populli i Angjelinës”( Muzaka 1996: “Memorie”, botim shqip, faqe 36).

Muzhaqi del në pah në vitin 1443, pas kthimin e Skënderbeu­t në Krujë. Për të pritur Skënderbeu­n ishin mbledhur për ta uruar një pjesë e madhe e krerëve të aristokrac­isë arbërore dhe” ndërmjet të tjerëve, - shkruan Barleti,- ishin: Muzaka i Angjelinës, nip nga e motra Angjelinë...”( Barleti 1983: faqe 120). Gjon Muzaka jep të dhëna të rëndësishm­e për familjen dhe lidhjet e Muzhaqit me Aranitët e tjerë. Në vijim të shkrimit tonë do të njihemi me pjestarë të familjes së tij, si dhe do të zbulojmë pronat në zotërim të Muzhaqit dhe vendndodhj­en e tyre

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania