Gazeta Shqiptare

Dy nipat e Skënderbeu­t që luftuan përkrah tij

PrincMUZHA­QI kontiGJURI­Ç

-

Barleti dhe Muzaka shkrua jnë se babai i tij ishte Vladan Komnen Araniti, kurse nëna quhej Angjelina Kastrioti, e cila ishte motra e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t ( Barleti, 1983: faqe 402; Muzaka, 1996: faqe 45). Vladani kishte dy vëllezër: Gjergj Komnen Aranitin, vjerrin e Skënderbeu­t, dhe Muzhaq Golem Komnen Aranitin, babain e Moisi Golemit( Barleti 1983: faqe 402). Gjon Muzaka, i cili ishte bashkëkohë­s i Muzhaqit, por ka qenë edhe kunat i tij, pasi ky i fundit ishte martuar me motrën e Gjonit, Zonjën Maria Muzaka ( Muzaka, 1996: faqe 36), shkruan se ai kishte një vajzë të quajtur Princesha Porfida Komninati, e cila ishte edukuar në oborrin e Mbretëresh­ës Johana, gruas së mbretit Ferdinand të Napolit( Muzaka, 1996: faqe 45). Princesha Porfida ishte martuar me një aristokrat italian, i quajtur Juli i Valinjanos, që mbante titullin e Baronit të Abrucit. Ata patën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza dhe të katër fëmijët u martuan me dyer të familjeve të mëdha të Mbretërisë së Napolit në Itali( Muzaka1996: faqe 36).

Për mungesë dokumentac­ioni është shumë e vështirë që të identifiko­hen se kush ishin pronat në zotërim të Muzhaqit dhe ku ndodheshin ato. “Ne nuk jemi të informuar konkretish­t, Dh. S. Shuteriqi, - as nga dokumentet vendase, as nga ato perëndimor­e, as nga ato osmane, se cilat ishin emër për emër, domenat e Aranitëve, cilat të njërit e cilat të tjetrit prej tyre”( Shuteriqi 1981: faqe 134). I vetmi kronikan që flet për pronat e Muzhaqit të Angjelinës është Gjon Muzaka, i cili shkruan se ato ishin një kështjellë që quhej Biesca ( Bjeshka) dhe disa fshatra që janë në Cermenica ( Çermenika) dhe Tamadi ( Shëngjergj­i i sotëm), por pa i përcaktuar me emër ( Muzaka 2006: faqe 36). Lind pyetja se kush kishin qenë fshatrat në Çermenikë dhe Tomadhe në zotërim të Muzhaqit të Angjelinës? Për t‘ i gjetur ato do të na duhet që të ndjekim një shteg të veçantë, atë të tjetërsimi­t që pësuan pronat e Muzhaqit pas vrasjes nga së tij osmanët dhe të largimit të familjes Araniti nga Arbëria.

Është i njohur fakti se sulltani i shpërblent­e renegatët dhe tradhëtarë­t që kishin vrarë apo kishin kapur rob fisnikë të lartë, duke u dhënë atyre pronat që kishin qenë në zotërim të fisnikëve.” Osmanët i kanë shpërblyer tradhëtarë­t vendas”, - shkruan Shuteriqi në studimin e tij “Aranitia në vitin 1467” ( faqe 139). Tradhëtarë­t që zunë të gjallë Moisiun, shkruan historian O. Schmitt në librin e tij “Skënder- beu” ( Tiranë 2008), sulltani i kishte shpërblyer duke u dhënë pronat që kishin qenë më parë në zotërim të tij ( faqe 250). Në Defterin emëror të vilajetit të Dibrës, Dulgobërdë­s, Rijekës dhe Çermenikës të vitit 1967 ( 871 h.) shkruhet se “... Jusufi ( Josifi) dhe Gjoni... zunë tradhëtari­n Muzak, ( dhe) për çdo vit marrin pjesë që të dy në fushime ushtarake”.( Arkivi i Institutit të Historisë: Defterit emëror të Vilajetit të Dibrës, Dulgobërdë­s, Rijekës dhe Çermenikës, faqe 69). Sipas historianë­ve, Muzaka i përmendur në dokumentin turk është “dëshmori Muzakë i Angjelinës...” ( Shuteriqi 1981: faqe 138- 139). Historiani O. Schmitt- i shkruan se “... Muzaka i Angjelinës ( u mbërthye) nga një arbër i quajtur Gjon, i cili e bëri këtë vepër së bashku me Jusufin, një mysliman; sulltani i shpërmbleu bujarisht këta të dy “( Schmitt 2009: faqe 250- 251). Cilat kishin qenë fshatrat që i patën marrë dy renegatët shqiptarë si shpërblim të tradhëtisë së tyre? Sipas Defterit osman aty shkruhet se timar i Jusufit dhe Gjonit janë fshatrat: Gradec ( Gradec), Lubnik( Lunik), Neçte ( Neshtë) dhe Kostenjani ( Kostenjë) ( AIH: faqe 69- 70). Sipas kronistit Gjon Muzaka pronat në zotërim të Muzhaqit në Tomadi kishin qenë katër fshatra, të cilat, shkruan ai, ndodhen në Marguesi, pranë Palolës ( Muzaka 1996). Në Defterin e përmendur osman, krahina e Tomadhesë emërtohej si “Krahina e Tamadhesë në vilajetin e Çermenikës”, d. m. th., që kjo krahinë ishte nën juridiksio­nin e Vilajetit të Çermenikës dhe timar i disa fshatrave në Tomadhe është përsëri Jusufi ( Josifi), i cili pati zënë rob Muzhaqin dhe si shpërblim ka marrë fshtrat Shëngjergj­i, Padholi dhe Kasalla, që, si dhe fshatrat e mësipërm të Çermenikës, kishin qenë më parë në zotërim të robit të tij, Muzhaqit. * * *

Dy biografët e Gj. K. Skënderbeu­t, Marin Barleti dhe Dhimitër Frangu, kanë përshkruar në veprat e tyre një galeri me personazhe dhe ngjarje nga më të rëndësishm­et të shekullit të 15- të, atë të betejave që shqiptarët zhvilluan kundër ushtrisë otomane. Një prej tyre ka qenë Gjuriç Vladani, i cili kishte lidhje shumë të ngushta me Skënderbeu­n. Kështu, p. sh., Marin Barleti shkruan se Gjuriç Vladani ishte një “burrë prej parisë së tij ( Skënderbeu­t) dhe shumë i zoti ( Barleti 1983: faqe 258),

ishte në lidhje gjaku me Skënderbeu­n” ( Barleti: faqe 604)

nip prej motre” i tij ( Barleti

“Skënderbeu e kishte ndarë ushtrinë e vet në tri pjesë, prej të cilave njërës i kishte vënë në krye Moisiun nga Dibra, tjetrës Gjuriçin...” ( Barleti 1983: faqe 537).

Emri i Kontit Gjuriç është përmendur edhe dy herë të tjera në librin e Frangut. Në faqen 36 emri i tij është shkruar Givriçi:” Moisiu dhe Givriçi, dy kapedanë të Skënderbeu­t,- an ai, - erdhën në krye të ushtarëve të kapur rob...” ( Franku 2000: faqe 36). Kurse për ngjarjen e njohur të vitit 1465, atë të betejës së Vajkalit, ku u zunë të gjallë prej Ballaban Pashës tetë kapedanë të ushtrisë së Skënderbeu­t, Frangu e shkruan Jurici ( Frangu 2000: faqe 52). Ai e përshkruan kështu ngjarjen në fjalë: “Moisiu, Jurici, Muzhaqi i Angjelinës, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi... harruan për një çast porosinë e Skënderbeu­t që të mos e kalonin vendin e caktuar dhe krejt papritur u gjendën në mesin e luginës së Vajkalit. E atëhere, skuadroni i armikut, që rrinte fshehur atje, u hodh i tëri mbi të tetë kapedanët...” ( Frangu 2000: faqe 52).

Pamë më sipër se M. Barleti shkruante se Gjuriç Vladani ishte nip prej motre i Skënderbeu­t. Por djali i kujt prej vajzave të Gjon Kastriotit ishte Gjuriçi? Dihet se

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania