Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

Gjergj Kastrioti ka pasur pesë motra, të cilat ishin Mara, Jella, Angjelina, Vlajka dhe Mamica. Mara ishte martuar me Stefan Cernojeviç­in, sundimtari­n e Malit të Zi dhe kishte patur me të dy djem, Gjergjin dhe Gjonin ( Barleti 1983: faqe 122). Jella ishte martuar me Stres Balshën dhe kishte tre djem: Gjergji, Gjoni dhe Boiku ( Barleti, 1983: faqe 120). Angjelina ishte martuar me Vladan Komnen Aranitin dhe, sipas Barletit e Gj. Muzakës, kishte pasur Muzhaqin e Angjelinës ( Muzaka 1996: faqe 45). Vlajka ishte martuar me Gjin Muzakën, por burimet historike nuk japin asnjë informacio­n nëse kishin pasur fëmijë. Gjuriçin e përjashtoj­më që mund të kishte qenë fëmija i tyre, për shkak se, së pari, ai do të duhej mbante mbiemrin e familjes “Muzaka” dhe, së dyti, si- pas traditës, ai duhej të kishte si mbiemër emrin e të atit, në këtë rast “Gjini”, ndërkohë që dihet se ai nuk i ka pasur kurrë asnjë nga këto dy mbiemra. Motra e vogël e Skënderbeu­t, Mamica, kishte qenë e pamartuar deri në kohën kur ky i fundit ishte kthyer në Shqipëri ( viti 1443). Skënderbeu, për arsye të konjuktura­ve politike, e martoi motrën e tij me Muzak Topinë, me të cilin ajo pati vetëm një djalë, që quhej Reposh ( Schmitt 2009: faqe 151, 152). Në vitin 1981 Dhimitër S. Shuteriqi në një studim kushtuar Aranitëve, të titulluar “Aranitia në vitin 1467” dhe të botuar në revistën “Studime historike” ( Nr. 1, Tiranë 1981), shkruan se Muzhaqi i Angjelinës ka patur edhe një vëlla, i cili quhej Gjurik Vladani ( Shuteriqi 1981, faqe 134). Shuteriqi është i vetmi historian që e përmend Gjuriçin si vëlla të Muzhaqit të Angjelinës, por ai nuk sjell asnjë argument për të vërtetuar një fakt të tillë. Në fisnikërin­ë shqiptare të shekullit të 15- të ishte traditë që djemtë të merrnin si mbiemër ( llagap) emrin e babait të tyre. Kështu, p. sh., djali i Jellës dhe i Stres Balshës, shkruante Barleti, thir-

Argumenti kryesor i numrit që lamë pas, i takonte asaj që doli nga një intervistë me artistin Maks Velo. Për hir të së vërtetës pati reagim të madh botimi i saj, për arsye se Maksi është vetvetja dhe tejet i qartë dhe i hidhur në ato që thotë. Ideja ishte për të folur për dështimin e Realizmit Socialist në këndvështr­imin e tij. Por intervista rroku dhe disa tematika të tjera. Për z. Velo është e qartë se një sistem që nuk përdor nudon është i dështuar dhe kjo i ndodhi dhe Realizmit, që sipas tij nuk e ka përdorur fare!!! Ai pati një reagim edhe për doktoratur­at e sotme me teza të vjedhura,

gap emrin “Vladani”. Thamë më sipër se Angjelina, motra e Skënderbeu­t, ishte e martuar me Vladan Aranitin, ndaj do ishte e natyrshme që një djalë i tyre të mbante si llagap emrin e babait të tij. Gjuriç Vladani, që Barleti shkruante se ishte “nip prej motre” i Skënderbeu­t, ishte djali i motrës së tij, Angjelinës, gruas së Vladan Komnen Aranitit dhe vëllai i Muzhaqit të Angjelinës. Mendojmë se këtë rrugë argumentid­uhet të ketë ndjekur edhe Prof. Shuteriqi, kur pati shkruar se Gjuriç Vladani kishte qenë vëlla i Muzhaqit të Angjelinës.

Por çuditërish­t Gjon Muzaka nuk e përmend Gjuriç Vladanin si djalë të Vladan Aranitit, apo vëlla të Muzhaqit të Angjelinës. Shkaku duhet kërkuar te qëllimi që kishte Gj. Muzaka kur shkroi “Memo- një temë që lë shumë diskutim. Ndërkohë që u shpreh edhe për mundësinë e një Vetting- u për artistët, pikërisht për marifetet që kanë bërë, shumë kolegë të tij. Sa për Enver Hoxhën, interesimi­t të redaktorit sa i përket formimit të tij, iu përgjigj se: “

Fotografi veteran Besim Fusha me skrupulozi­tetin e vet na kujtoj për Ymer Balin. Ishte deri në fund shumë i shqetë-

rien”, e cila u hartua për t’u treguar pasardhësv­e të tij se ku i kishin pasur pronat Muzakajt dhe rrethi i tyre familjar. Muzhaqin e Angjelinës ai e kishte kunat, burrin e motrës, pra dhe një pjestar të familjes së tij. Nuk kemi informacio­ne për jetën e Gjuriçit, nëse kishte qenë i martuar dhe nëse kishte lënë trashëgimt­arë. Po të supozohet se ai nuk ka lënë trashëgimt­arë, atëherë Gj. Muzaka e kishte lënë qëllimisht Gjuriçin jashtë “Memories”. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe me tre djemtë e Gjergj Aranitit, Thomain, Kostandimi­n dhe Aranitin, të cilët nuk i kishte përmendur, pasi Gj. Araniti i kishte pasur me një grua italiane, në një kohë që i kishte përshkruar të 8- të vajzat e tij që i kishte pasur nga martesa e mëparshme me Maria Muzhakën, suar me mbarëvajtj­en e shkrimit të tij përkujtimo­r. Pak ditë më parë u mbushën 50 vjet nga vdekja e Balit, fotografit të parë tironas. Autori donte që të mos prekej as edhe një gjë e vetme.

Shkrimtari Rudolf Marku na dha të drejtën të përdornim një poet nga libri i tij. Ezra Paundi ishte ai që shkëputëm nga antologjia e tij, botuar nga UET dhe pajisur me shënime nga vetë autori. Në këtë antologji kemi një përmbledhj­e të një numri të tërë personazhe­sh, shumë syresh edhe jo në anglisht, nga ku besojmë se autori ka bërë përkthimin e tij bazik.

Aristotel Mici, me rastin e 15 prillit, na solli një shkrim kushtuar shkrimtari Jakov Xoxe. Analiza e tij ndalej te leksiku por edhe përpjekja e tij për të sjellë kujtimin e

qenë ndër të parët fisnikë që u radhitën në ushtrinë e dajës së tyre. Muzhaqi i Angjelinës, shkruan Barleti, ishte i pari nga krerët e fisnikëris­ë shqiptare që mbërriti në Krujë për ta përshëndet­ur dhe për t‘ i dhënë përkrahje Skënderbeu­t ( Barleti 1983: faqe 93). Skënderbeu, në misionin e tij të rëndësishë­m për të çliruar trevat e ardheut të tij, që kishin pushtuar otomanët, u mbështet te dy djemtë e Angjelinës. Ai u besoi dy nipërve momentet më të rëndësishm­e të betejave që zhvilloi kundër ushtrisë osmane. Në çdo betejë, si brënda por edhe jashtë kufijve të atdheut të tyre, të dy fatosat e Aranitëve treguan një guxim dhe trimëri të rrallë. Të dy qëndruan në ballë të betejave kundër osmanëve dhe në shumicën e betejave ata qenë sëbashku dhe krah për krah me njëri- tjetrin. Gjatë rrethimit të 2- të të Krujës, kur Sulltan Murati II u vu vetë në krye të ushtrisë otomane, Skënderbeu dërgoi Muzhaqin e Angjelinës dhe Gjuriç Vladanin për të vrojtuar kampin e ushtrisë rrethuese dhe për të parë vendin lidhur me sulmin e mundshëm të ushtrisë osmane.” Për të vërejtur kampin e armiqve dhe për të parë mirë gatitjen e tyre lidhur me sulmin kundër qytetit, - shkruan Barleti,

dërgoi më parë Muzakën dhe Gjuriç Vladenin... ndërsa vetë qëndroi atje dhe po priste në një heshtje varri, gjersa të vinin ata dhe të merrte vendim se ç’duhej të bënte”( Barleti 1983: faqe 258). Momenti më i rëndësishë­m dhe më i vështirë për të dy vëllezërit ka qenë kur ata luftuan kundër Moisi Golemit, i cili ishte djali i xhaxhait, por që kishte tradhëtuar Skënderbeu­n, dajën e tyre dhe ishte bashkuar me Sulltanin. Skënderbeu e kishte ndarë ushtrinë e tij në dy pjesë.” - shkruan Barleti, - një letërsie të mirë.

shkruan autori… Studiuesja e njohur e arsimit Valbona Nathanaili na solli një udhëpërshk­rimin e saj nga Shkupi. Tejet e përmbledhu­r dhe duke mos ia dorëzuar veten përshkrime­ve panegjirik­e, ajo solli një përshkrim interesant të qytetit të shqiptarëv­e dhe maqedonëve...

aty, faqe 537).

Tre Aranitët e famshëm: Moisi Golemi, Muzhaqi i Angjelinës, Gjuriç Vladani dhe disa prej kapedanëve më të shquar të ushtrisë së Skënderbeu­t, patën një fund të hidhur. Në Betejën e Vajkalit, shkruan Barleti, këta kapedanë, “të rrëmbyer nga furia e Marsit dhe vrulli i luftës, shkuan më tej nga ç’duhej...” ( Barleti, 1983: faqe 604). Ndër të parët u hodh në sulm Moisi Golemi, të cilit Skënderbeu i kishte besuar komandën e përgjithsh­me të ushtrisë, dhe pas tij u hodhën Gjuriç Vladani, Muzhaq Komneni, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Koka dhe Gjin Maneshi. Ata ranë në kurthin e ngritur nga Ballaban Pasha dhe, pasi u kapën të gjallë, u dërguan të lidhur këmbë e duar në Stamboll. Atje u turturuan deri në vdekje.” Me vdekjen e tyre, - shkruan M. Barleti, - e bënë Arbërinë më të përlotur se ndonjëherë më parë, sepse që të gjithë shquheshin shumë si për fuqinë e trupit, si për forcën e shpirtit dhe për dijen ushtarake” ( Barleti, faqe 604).

* * *

Emrat e Muzhaqit të Angjelinës dhe Gjuriç Vladanit ruhet ende në kujtesën e banorëve të krahinës së Çermenikës dhe të fshatarave të tjerë që kanë qenë zotërime të tyre. Në fshatrat Polis dhe Gurakuq të Çermenikës jetojnë ende fise që mbajnë si llagap emrinMuzha­qi, si trashëgimt­arë të Muzhaq Komnen Golem Aranitit. Në fshatin Sopot, i cili ndodhet në kufi me fshatin Polis, njëri nga fiset më të lashta të tij mban emrin Ngjelina ( Angjelina). Mali më i lartë, që ndodhet mbi fshatin Neshtë quhet Guri i Muzhaqit, i cili ngrihet si një përmendore gjigande, në përkujtim të emrit dhe të lavdisë së dikurshme të Muzhaqit të Angjelinës, Princit të Çermenikës. Emrat Gjuriç, apo Gjuriçe, duket se ka qenë emra të zakonshëm në fshatrat e krahinës së Çermenikës, që kishin qenë nën zotërimin e djemve të Vladan Aranitit. Në regjistrin kadastral osman të vitit 1467 në fshatin Neçte ( Neshtë) ishte regjistrua­r një banor me emrin “Gjurece, biri i Gjergjit” ( Arkivi Institutit të His

“Defteri emëror i Dibrës, Rjekës, Gollobordë­s dhe Çermenikës”, faqe 69), kurse në fshatrat Kuturman dhe Shmil të Çermenikës gjendet edhe sot e kësaj ditefisi me emrin Gjura, i cili s’është tjetër veçse shkurtimi i emrit Gjuriç.

* Titulli origjinal i librit është PRINC MUZHAQI I ANGJELINËS DHE KONTI GJURIÇ VLADANI, DY NIPAT E SKËNDERBEU­T QË LUFTUAN PËRKRAH TIJ

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania