Gazeta Shqiptare

Lekë Dukagjini, peng në Doganën e Tiranës

MEKSI, në përsiatjen e tij të vijës

-

Emri i princit shqiptar, Lekë Dukagjinit, në këtë shkrim ka të bëjë me botimin e një libri për të në Gjermani nga Lambert Academic Publishing ( LAP). Unë mbaj autorësinë e atij libri ( së bashku me gruan time, Mimoza Çobani, që ka bërë përkthimin nga shqipja në anglisht). Libri titullohet “The vilified prince Lekë Dukagjini” ( Princi i përfolur Lekë Dukagjni) dhe është në duart e lexuesve që nga data 10 mars 2017. Kaq sa i përket lajmit të mirë.

Lajmi i keq është mbajtja peng nga Dogana e të pesë kopjeve të para që i vijnë autorit, sipas kontratës me botuesin. Pengmarrës­i , një kompani e huaj ( Ulysses Enterprise­s sh. p. k) që bën rolin e sekserit ( kështu më duket mua) pranë Doganës së Shtetit Shqiptar, ka vënë 3 lloj pagesash për të liruar pengjet, d. m. th., librat që flasin për Lekë Dukagjinin.

Pagesa e parë është për Doganën e Rinasit ( 700 lekë të reja që shkojnë në 1000 lekë, së bashku me komisionin që mban Banka e zgjedhur për të bërë këtë pagesë) si detyrim doganor; e dyta, ( 1500 lekë të reja) për shërbim doganor që paguhet pasi të kenë përfunduar procedurat e Doganës dhe, e treta, një numër progresiv EURO- sh ( në EURO shprehet formulari, dërguar me postë elektronik­e nga Customs Agent) për magazinimi­n e të pesë librave, në vartësi nga pesha e tyre dhe ditët që do të qëndrojnë pa u tërhequr.

Duhet ta merrni me mend se unë protestova: ku është parë të zhdoganohe­n librat, aq më pak pesë librat e autorit etj, etj!? Me gjithë atë, pagova si qengj i urtë, plot 26 600 lekë të vjetra. Dhe të parin shok që takova e ftova për është pjesëmarrë­s i rregullt por pritet me padurim për atë që duhet të kumtojë me artin e vet në punët e radhës.

Në këtë numër kemi zgjedhur katër punë të tij, të njohur dhe nga publiku i huaj dhe dashamir i këtij lloj arti. Në një nga punët dallohet shqetësimi i tij për situatën e përbotshme. Një gjel, simboli i lajmërimit të mëngjesit, por në disa kultura dhe simboli i vdekjes, mban si kokë vetë globin. Tollovia e tij tregon tollovinë e vetë botës, ku jetojmë dhe rrugën pa krye ku po e çon tensioni i përbotshëm.

Në një punë tjetër, një çift ndan mesveti edhe veshjet e brendshme. Kjo sepse shoqëria e sotme e konsumit, megjithë shumëllojs­hmërinë e gjërave që ka sjellë dhe që prezanton si harxhim të nevojshëm, nuk na ka zgjidhur problemin me varfërinë. Cinizmi i autorit është tejet i thatë, por edhe tejet prekës për nivelin ku gjendet shoqëria e përbotshme, por edhe ajo jona.

Dy qenie të zgjidhura me format gjeometrik­e dhe që paraqesin të kundërtën e njëra- tjetrës. Ndërsa dikush përgatitet në mëdyshje të ushqejë, tjetri gjendet në tollovinë e leximit. Shoqëria është rëndom para situatave të tilla. Ku qenia është e ndarë në dy pjesë, që gjenden para dilemave ekzistenci­ale.

Arben Meksi prej vitesh ka trasuar rrugën e vet në një gjini, që duhet thënë se është tejet sfiduese, në kushtet ku jetojmë. Kjo sepse karikatura nuk e duron dot konjukturë­n, që ka ngërthyer shumë nga artistët shqiptarë dhe të përbotshëm sot. Pikërisht këtë sfidë mbart si mision në artin e vet karikaturi­sti i njohur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania