Gazeta Shqiptare

Qyteza e Bilbilejve

-

tepërta në atë gjyle të çarë, mos nuk të pëlqen zotrote? - e ngacmoi shokun Luftari.

- Më ka shpëtuar gjumi nga ajo lloj çange. Ti e di që mezi ngrihem në mëngjes edhe tani që jemi bërë xhorrekë.

- Po xhorrekë fisnikë, se sapo më recitove dy vargje të Çajupit. Apo e kam gabim?

- Edhe xhorrekë nga mendja, edhe fisnikë, sikur nuk para vete të shkretën! Apo e ke fjalën që ndjekim shkollën?

- Ngadalë Skëndo vëllai, se edhe fare pa fisnikëri nuk jemi! Pastaj dhe shkolla sikur na i heq ca dega e ca gjethe të tepërta… Apo mos e ke mendjen tek ata xhentëlmen­ët e tu?... Skëndo vëllai, dëgjomë mua se jam një vit e ca më i madh nga ti. Nuk ka popull pa fisnikëri, edhe kur të shkolluari­t i ka të paktë si puna jonë, por edhe kur e ka braktisur fati dhe e kanë vënë poshtë sojsëzët që ka rritur vetë…

- E mor, e! Këtu mes maleve të shurdhuar grijmë sallatë e bëhemi dhe trima, po…

- Mos dashke të mbajmë fjalim në mes të fshatit?!

- E di dhe unë që të dukem ca i kaptuar, po nuk jam bërë fare për t’u lidhur. Fjalimet e mendimet e udhëzimet e urdhrat i kemi që të gjitha “popullore”, por popullit i ka mbetur vetëm e Përpjeta e Përrallit…

- Ej, e di si më tha një ditë ai që ti i thua “i shkollës me rreth jeshil”?

- Të dëgjoj…

- E do bëje mirë të më dëgjoje seriozisht. “Na takon ta ruajmë”më tha. Mos më shih ashtu aq i habitur, se ai të do vërtet. “Vetëm të Parin të mos më ngasë - më thapër të tjerët, le t’i marrë më radhë nga i Dyti e deri ku të lodhet!... Po të mos gabojë të më prekë të Parin… se pastaj nuk kam ç’t’i bëj!”… Ja kështu më tha dhe nuk e kishte për të më bërë qejfin mua, se ti e di me se merren ata të “shkollës me rreth jeshil”…

- Të falemnderi­t Luftar vëllai! Po mos u shqetëso paradhënie… dhe atij të “rrethit jeshil” thuaj që ma dhe porosinë. Madje edhe falënderoj­e po deshe, për vete e për mua. Po ty nuk të gënjej dot! Sapo folëm për fisnikërin­ë dhe ti ma preve fjalën e më the që nuk jemi fare pa një fije fisnikërie… Nuk kam pse të ta prish… Por, fisniku, o Luftar vëllai, edhe në këto male të egra, nuk merret me shërbëtorë­t, më parapara se të merret me again e tyre…

Ecën në heshtje për një kohë, që iu duk të dyve shumë e gjatë, kur para tyre u hap një horizont i pamasë. Kishin dalë në majë të maleve. Ajo pamje i shtangu. I la pa frymë. Nuk kishin parë kurrë më parë një mrekulli të atillë. As u kishte shkuar në mendje dhe as do ta besonin dot se në majëmalet e tyre mund të ndërthurej aq natyrshëm madhështor­ja e maleve të lartë me të bukurinë e brishtë të luleve. Një harmoni hyjnore, që e lë njeriun të mahnitur. I kujton njeriut bukurinë e vërtetë të jetës në paqe me natyrën. I kujton njeriut përmasat e tij të vërteta mes mrekullive të kësaj bote.

Përtej në perëndim, qielli me detin bëheshin njësh në një përzierje rrëzellitë­se të ngjyrave me dritën. Bluja e detit shkrihej me të kaltërtën e qiellit nën një lëpe’ që të rrëmbushte sytë. Një lëpe’ magjike, që herë ta binte pranë dorës kufirin e vagullt të horizontit e herë ta humbiste tutje në pafundësi...

Nëse në të përpjetë ua pati prerë fjalën kërcënimi që vinte nga “shkolla me rrethin jeshil”, tani në majë të malit ua kishte lidhur gjuhën pamja e hapur gjer ku të lëbyrej syri. Ua kishte marrë gojën ajo larmi e pafundme lulesh të egra me ngjyra të drojtura si vështrime fëmijësh. Një pamje që të bënte të shihje me sy hapur ëndrrat me të bukura të përrallave me Parajsën…

- Zot i madh! Ku paskemi qenë që s’jemi kujtuar të dalim më parë në këto maja? – pëshpëriti si me vete Skënderi dhe u lëshua mes luleve.

- Nuk e di ku kemi qenë, po tani më duket sikur e marr vesh pse pleqtë tanë ndezin qiri në këto maja për të Mirët e Maleve… apo e kam gabim?

- Po deshe mos fol, se më duket sikur fjalët tona do trembin këtë qiell që na rri mbi krye… do trembin dhe lulet që na rrethojnë…

- Ej, ej, më ngadalë! Të trullosi lartësia më duket, eja në vete djalo! – qeshi Luftari duke u shtrirë mes luleve.

- Nuk prishet me broçkullat tona kjo qetësi hyjnore, mes këtyre ngjyrave lëbyrëse lulesh të panumërta e të panjohura e mes këtyre aromave dehëse!...

- E mbylla, po kam frikë se do na mbyllen sytë e do na zerë gjumi i luleve. E di që thonë se gjumi i luleve ngjan me gjumin e borës dhe do kohë të të dalë?

- Po mbase ta bien këto aromat e tyre.

- Rri te letërsia dhe lere shkencën për të tjerë…

- Unë të thashë të pushoje e ti nuk e mbyll që nuk e mbyll atë të shkretë sqep!

- Nevriku i vëllait, që dashke të flesh në këtë copë Parajse! Nuk dua të na zerë gjumi këtu, se kjo puhi e ëmbël të ftoh dhe - larg qoftë! - këtu mund të jemi shtrirë në shtrojën e të Mirëve të Maleve…

- Hidhu atëherë e leri fjalët! Mbase gjejmë dhe ca salep për ndonjë kacidhe xhepi e pastaj jemi ende në mes të udhës. Nuk do flemë vërtet këtyre majave, po çohu!

2 Kishin ecur pa e ndier udhën. Nuk e thoshnin dot sa patën ecur ashtu për në maja, qysh kur panë dritën e mëngjesit të lante faqet e bleruara të maleve e të përzinte hijen për në honet e thellë. Nuk e thoshnin dot sa herë i patën mbajtur këmbët për t’u çlodhur me atë dritë të vesuar, që zbriste nga majat si e qeshur e çiltër e qiellit të kaltër.

Nuk e thoshnin dot, se u qe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania