Gazeta Shqiptare

Epistolari imagjinar i AGIM BAÇIT

-

disi edhe imitimi miqësor i personazhe­ve të tij dhe stileve të autorëve të tyre.

Ajo që veçon në libër është se secilit individ letrar, si karakter historik, ai i ka vendosur qasjen e tij, leximin ndryshe, por edhe ka pritur ( sërish prej vetes) përgjigjen e madhe. Personazhe­t që ngërthen në këtë burg të bukur, ku të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen, veçmas idesë së tij shpalosin dhe mëdyshjet që ka pasur ai vetë nga leximi.

Teknikisht, forma e tij epistolarë për çdo personazh nuk merr shumë faqe dhe kjo e bën librin jo vetëm tërheqës por edhe shumë joshës. Ky cilësim i fundit i shkon gjendjes kur ti ke dëshirë t’i shko- sh shpejt deri në fund botimit.

Nga vetë titulli i librit, epistolari i parë shkon me figurën emblematik­e të personazhi­t kurrherë të zbardhur Dylqinjës. Por, na vjen në të njëjtën gjatësi edhe Madamë Bovari, Odiseu, Xhimsoni, Ana Karenina, Cvajgu, Çiçikovi, Bruti dhe autorë si Shekspiri dhe Milan Kundera. Përmes per-

“Dëshira për të jetuar në lumturi pa fund, dëshira për të jetuar nën famë janë helmet më të rrezikshme. Por lumturia ekziston pikërisht sepse e ka kufirin pranë çastit të nisjes”, e mban “përgjigjen” e Shekspirit.

Interesant është edhe mënyra sesi autori do të mbaj regjistrat historikë të personazhe­ve të tij, por edhe firmën e ligjëratës së tyre. Shekspirit i drejtohet për dashurinë.

Dilemën e fëmijërisë dhe atë të rrënjës e lidh me personazhi­n e Tom Sojerit. “Tom i dashur, ti shpesh më bën të kuptoj fëmijët e mi. Më qetëson menjëherë pamja jote sapo e kap veten gati t’iu përvishem me kritika”...

Nuk po zgjasim me personazhe­t, sepse tek të gjithë ka gjetje, si në tragjizmin e Bovarisë ashtu edhe në paradoksin humoristik të Shvejkut, cinizmin e Brutit e me rradhë. Libri i tij është një grishje por edhe një homazh për të lexuar klasikët në çdo kohë. Ai e bën në këtë formë, duke ringjallur jo vetëm dashurinë ndaj njerëzve që i kanë dhënë kuptim asaj që vetë Agim Baçi bën, por edhe për t’u rikthyer te rrënjët. Letërsia klasike është burim i mirëqenies shpirtëror­e, por edhe mjeti ku njeriu mund të mësojë rrugën drejt të vërtetës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania