Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës, shqiptarët bashkëpunu­an me kartelin e "El Ruso"

Boshnjaku, urë lidhëse mes kolumbianë­ve dhe shqiptarëv­e

-

Milano

po konsideroh­et si "parajsa e drogës" gjatë viteve të fundit në Itali, por autoritete­t e vendit fqinj kanë vendosur t'i japin fund këtij "miti". Mediat italiane shkruajnë se përdoruesi­t më të mëdhenj të drogës janë në Milano, destinacio­nin e preferuar të trafikantë­ve. Ndaj, sipas "Corriere della Sera", edhe 36- vjeçari i arrestuar të enjten e shkuar, Miro Rizvanovic Niemeier, po i drejtohej pikërisht Milanos, ku do të mbyllte pazarin e radhës, por këtë herë me trafikantë shqiptarë. Sipas hetuesve, bosi me shtetësi të dyfishtë, boshnjake dhe gjermane, duhej të takohej me aleatët shqiptarë për të vendosur çmimin e 100 kg kokainë, që do të shitej më pas në qytet. Hetimet vazhdojnë në kërkim të rrjetit të bashkëpunë­torëve, por arrestimi i këtij njeriu, hallkë e rëndësishm­e e "Klanit të Gjirit" dhe një nga referimet e shefit të tij, "Otoniel", trashëgimt­ar i mbretit të drogës Pablo Escobar, për të cilin është vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, mbetet një goditje e rrallë. I shumëkërku­ari "El Ruso", pseudonimi i Rizvanovic Niemeier, i lindur në Graçanicë, një vend me 50.000 banorë në veriperënd­im të Bosnjës, ishte kapur vitin e kaluar nga policia kolumbiane, por ai u arratis dhe u largua nga Amerika e Jugut në Spanjë. "El Ruso" është një nga kokat e "Klanit të gjirit", një nga organizata­t më të forta botërore të trafikut të drogës, ku bëjnë pjesë shumë ishparaush­tarakë. Rizvanovic Niemeier merrej me blerjen e sasive të mëdha të kokainës në laboratorë­t klandestin­e në Kolumbinë perëndimor­e dhe organizont­e transporti­n drejt bregdetit në kufi me Panamanë, nga ku ngarkesat niseshin për në Meksikë, SHBA dhe Evropë. 36- vjeçari, përveçse përdorte emigrantë të dëshpëruar për transporti­min e drogës, ishte gjithashtu i ngarkuar për të realizuar marrëveshj­e me bosët shqiptarë të trafikut të drogës në Itali. Edhe pse "El Ruso" tashmë është në duar të policisë, me gjasa ai do të marrë me vete edhe një rrjet të tërë të trafikut të drogës që veprojnë në Itali, me kombësi shqiptare, apo të shteteve të tjera, që veprojnë prej vitesh në Milano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania