Gazeta Shqiptare

Rama: Në 18 qershor, si me PD, si pa atë, ne do të votojmë

Kryeminist­ri fton opozitën: Ejani në tryezën e negociatav­e "Do t'i marrim përpara me votë ata që na kthejnë mbrapa"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, se me apo pa PD- në, zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen. Në një miting me të rinjtë e Vlorës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamenta­re, kreu i qeverisë dhe njëherësh edhe i PS- së, u shpreh: "Ata bllokojnë rrugët, ndërkohë që ne duam të hapim njëherë e mirë rrugën e së ardhmes. Megjithatë, ata le të bëjnë çfarë të duan, PS- në nuk ka forcë që e ndalon. Ata le të bëjnë ç'të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Ata le të bëjnë ç'të duan, fuqinë e dashurisë, e dashurisë sonë për Shqipërinë dhe betejën tonë për Shqipërinë që duam, nuk ka forcë që e zmbraps. Në 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të votojmë. Në 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do fitojmë". Më herët, në një takim në Parkun e Apolonisë në Fier, Rama tha: "Është koha për të zhbllokuar rrugën e negociatav­e me Bashkimin Europian që na e ka thënë shumë qartë: ' Ju presim në tryezën e negociatav­e, por duhet të na vini me rezultate për shembjen e murit të gjykatave të korruptuar­a'. Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë, jo për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit. Nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat. Është koha për të hapur përfundimi­sht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrenc­ën dhe i vlerësuar sipas meritës", - tha Rama. "Kurrë "Fatkeqësis­ht, Lulzim Basha po vendos interesat personale përpara interesave të Shqipërisë. Ai dhe ajo çfarë ka mbetur nga Partia Demokratik­e po e bëjnë këtë, pikërisht nga frika - frika nga vetingu dhe frika nga humbja", - tha dje, deputeti Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania