Gazeta Shqiptare

Protesta e fermerit shkodran, bllokon rrugën me tufën e dhive

Lush Ndoci u ndalua nga policia

-

Lush

Ndoci, një fermer nga Bërdica në Shkodër, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar. Për disa minuta ka bllokuar aksin Shkodër- Tiranë duke nxjerrë në mes të rrugës rreth 20 dhitë e tij. Në këtë mënyrë së bashku me bagëtitë, fermeri nga Bërdica ka bërë që të krijohet një radhë mjetesh për afro 10 minuta. Pas kësaj proteste, policia shoqëroi për ta marrë në pyetje fermerin Lush Ndoci, dhe pas pak orësh në postën e policisë në Barbullush të komisariat­it Vau i Dejës është lënë i lirë. Në polici ai ka deklaruar se protestën e ka bërë sepse shteti nuk i ka vaksinuar bagëtitë që ka dhe se ai vetë nuk ka pasur mundësi financiare t'i vaksinojë. "Kam dalë për të protestuar kundër kësaj qeverie që po na shkatërron. Kam dalë ta bllokoj rrugën me dhitë e mia sepse është më mirë që të qëndroj në burg sesa i lirë", - tha fermeri Ndoci. se. ni.

nuk do të ndërtojmë Europën nëse së bashku në 18 qershor nuk shembim murin e padrejtësi­së, murin që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të lidhur si mishi me thoin me politikanë­t e ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë kanë

ngritur; atë mur, ne do ta shembim, ne do t'i marrim përpara me votë më shumë se kurrë për PS- në, të gjithë ata që duan të na kthejnë mbrapa", - deklaroi Rama.

GRUPI PARLAMENTA­R

mungoi dje në mbledhjen e fillimjavë­s të grupit parlamenta­r socialist. Ndërsa kryetari i grupit të PS- së, Gramoz Ruçi, i cili drejtoi mbledhjen, lajmëroi deputetët se edhe në raundin e tretë PS- ja dhe mazhoranca do të shkojnë pa

një kandidat për president, ndërkohë që dy raundet e para u dogjën po kështu. Ruçi mësohet të jetë shprehur se do të pritet zgjidhja me mirëkuptim e situatës politike. Ndërkohë që nga PS- ja nuk mungojnë emrat që mund të

jenë kandidatë për presidentë. Arta Dade, Mimi Kodheli, por edhe Valentina Leskaj, janë emrat e zonjave socialiste më të përfolura gjatë këtyre ditëve për këtë post. Gjithsesi gjithçka do të varet nga negociatat e ditës së sotme.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama , dje në Vlorë
Kryeminist­ri Edi Rama , dje në Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania