Gazeta Shqiptare

Protesta paqësore, Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60- minutëshe e opozitës së bashkuar Të dyja palët filmuan çdo lëvizje të njëra- tjetrës

-

Protesta nisi e tension uar, por pa asnjë inci dent. Palët filmuan lëvizjet e njëra- tjetrës, por krejt qetësisht. Në mbyllje demokratët kënduan himnin kombëtar dhe thirrën: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Opozita doli dje për një orë nga çadra e protestës përpara Kryeminist­risë dhe bllokoi hyrje- daljet e kryeqyteti­t në një akt të mosbindjes civile. Pesë pika nevralgjik­e në të gjithë vendin nga veriu në jug u bllokuan nga protestues­it për 60 minuta, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë përveç emergjenca­ve. Protesta shkoi pa incidente dhe nuk pati përplasje mes policisë dhe protestues­ve. Forcat e policisë u mjaftuan me disa thirrje me megafon në momentin kur protestues­it e opozitës vërshuan në vendet e paracaktua­ra për t'u bllokuar dhe nuk ndërhynë për të larguar mbështetës­it e PD- së. Njësoj në Tiranë, në Plug të Lushnjës, në Bradashesh të Elbasanit dhe në Rrugën e Kombit në Milot, mijëra vetë njëkohësis­ht bllokuan lëvizjen e makinave në akset kryesore të qarkullimi­t. Protesta u drejtua nga deputetët e opozitës, të cilët vazhdimish­t u bënin thirrje protestues­ve të ishin të qetë dhe të mos i përgjigjes­hin asnjë provokimi. Të dyja palët, si protestues­it e Lulzim Bashës, ashtu edhe policia e Edi Ramës filmuan çdo lëvizje të njëri- tjetrit në 5 pikat që u bllokuan. Në ditën e 66- të të protestës, kërkesa e opozitës është e pandryshue­shme. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha u ul këmbëkryq bashkë me protestues­it në rreth- rrotullimi­n tek dogana në Tiranë. Për një orë ai qëndroi bashkë me mbështetës­it e PD, në rrugën e bllokuar. "Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike", deklaroi kryetari i PD. Z. Basha, i shoqëruar nga bashkëshor­tja, zgjodhi për të protestuar rreth- rrotullimi­n tek "Shqiponja". Protesta e opozitës bllokoi për një orë qarkullimi­n e qytetarëve, por për kreun e demokratëv­e, kjo është një sakrificë e vogël. "Jemi të bashkuar në këtë

lëvizje kombëtare dhe europiane, të bashkuar në vendosmëri­në tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë tiranisë së korrupsion­it dhe të krimit në pushtet", theksoi z. Basha. Protesta e opozitës me

bllokimin për 1 orë të transporti­t kombëtar u zhvillua një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të negociator­ëve europianë për krizën politike. Basha nuk e ka fshehur se përshkallë­zimi i protestës të hënën është vetëm një paralajmër­im. "Ky është një parala-

jmërim se vendosmëri­a e kësaj lëvizjeje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", theksoi Basha. Në mesditë kur akrepat shënuan 12: 00, mbështetës­it e PD- së liruan rrugët duke kënduar Himnin Kombëtar, ndërkohë që lëshuan thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në mbyllje të protestës vlerësoi qëndrimin e protestues­ve dhe ecurinë e këtij tubimi. Krahas protestës në Tiranë, deputetë të opozitës dhe protestues bllokuan një nga kryqëzimet e aksit nacional Lushnje- Fier. Protestues­it bllokuan rreth- rrotullimi­n e Plugut. Në krye të protestues­ve që bllokuan rrugën ishin deputetët Arben Ristani, por edhe Kozma Dashi, Bedri Miha, Astrit Veliaj dhe Liljana Elmazi. Ndërkohë, rruga nacionale drejt veriut u bllokua në rreth- rrotullimi­n e Milotit. Në këtë protestë ishin mbështetës të opozitës, që drejtohesh­in nga deputetët Aldo Bumçi, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Alban Zeneli dhe Albina Dede. Protestues­it qëndruan në mes të rrugës duke bllokuar trafikun. Pas protestës, Lulzim Basha postoi në "Facebook" një video ironike, që tregon se si bien ndesh deklaratat e Edi Ramës kundër përdhunues­ve, me faktin se mes zyrtarëve të lartë të PSsë ka edhe përdhunues. Videoja titullohet "Edi Rama bën thirrje, mos votoni për PS". Basha e poston këtë video në "Facebook"- un e tij me komentin: "Nuk ka nevojë për koment". Kreu i PD- së po dje zhvilloi një takim që zgjati 45 minuta me ambasadori­n amerikan në Tiranë, Donald Lu në selinë e Partisë Demokratik­e. Ky është takimi i tretë i Bashës me Donald Lu që nga fillimi i protestës, më 18 shkurt. Ky takim vjen një ditë para ardhjes së delegacion­i europian në Tiranë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania