Gazeta Shqiptare

Zjarr në azilin e Poliçanit, vdesin nga asfiksia 2 të moshuar

Shkak i zjarrit në dhomë, një cigare. Azilantët: Viktimat, me probleme shëndetëso­re Bashkia pezullon drejtoresh­ën dhe 2 kujdestare

-

Dy të moshuar në azi lin e Poliçanit hum bën jetën, pasi dyshohet se janë asfiksuar si pasojë e një zjarri që ka rënë në dhomën e tyre. Ngjarja e rëndë ku gjetën vdekjen 84vjeçari Tahir Senka dhe 81vjeçari Mustafa Kaçeli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ndërkohë që Bashkia e qytetit të Poliçanit, e cila ka në administri­m Qendrën e të Moshuarve bëri me dije se ka pezulluar nga puna drejtoresh­ën, Aurora Doko si dhe dy kujdestare­t e turnit, deri në zbardhjen e plotë të hetimeve. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit pohuan se dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një bisht cigareje i lënë ndezur nga njëri prej të moshuarve.

NGJARJA

Rreth orës 06: 00 të mëngjesit të djeshëm, në policinë e Beratit ka mbërritur një telefonatë, nëpërmjet së cilës njoftohej se në një nga dhomat e godinës së të moshuarve ishin gjetur pa jetë dy persona si pasojë e asfiksimit. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe të prokuroris­ë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Nga kryerja e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se Tahir Senka nga fshati Lybeshë dhe Mustafa Kaçeli nga fshati Veleshnjë kishin humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Sipas hetuesve të çështjes, një cigare e harruar e ndezur në krevatin e njërit prej viktimave dyshohet se është bërë shkak për rënien e zjarrit, ndërsa dy të moshuarit nuk kanë mundur të dalin nga dhoma. Po të njëjtat burime pohuan se pasi kanë konstatuar zjarrin, në dhomë kanë ndërhyrë kujdestarë­t e turnit të natës, të cilët nuk kanë lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera. Por, kujdestarë­t nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për të shpëtuar dy të moshuarit. Trupat e pajetë të 84- vjeçarit Senka dhe të 81- vjeçarit Kaçeli janë dërguar më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Sipas mjeko- ligjorëve, dy të moshuarit kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Ndërkaq, paraditen e djeshme, prokuroria ka thirrur për të dëshmuar drejtoresh­ën e Qendrës së të Moshuarve të Poliçanit, Aurora Doko.

AZILANTËT

Pas ngjarjes, të vetmit që hynin e dilnin në ambientet e Qendrës së të Moshuarve të Poliçanit ishin disa prej azilantëve, të cilët janë në gjendje më të mirë fizike dhe shkojnë deri në qytet për të pirë kafe apo blerë diçka që u nevojitet. Disa prej tyre u shprehën se ngjarjen e kanë mësuar në mëngjes dhe se i njihnin personat që humbën jetën vetëm si fytyra. Sipas azilantëve, dy të moshuarit nuk kanë mundur të shpëtojnë, pasi kish- in problem fizike, njëri ishte i paralizuar ndërsa tjetri i verbër. Bashkia e Poliçanit, nëpërmjet nënkryetar­es Luljeta Xhaja ka ngushëllua­r familjarët e dy viktimave, ndërsa ka bërë me dije se menjëherë pas marrjes së informacio­nit është pezulluar nga detyra drejtoresh­a e qendrës, Aurora Doko dhe dy kujdestare­t e turnit të natës: Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani, deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 ??  ?? Qendra e të Moshuarve në Poliçan
Qendra e të Moshuarve në Poliçan
 ??  ?? Viktima Elson Kerri
Viktima Elson Kerri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania