Gazeta Shqiptare

Prokuroria, gjykatës: Konfisko pasurinë e Mark Frrokut

Ish- deputeti u dënua me 7.6 vite burg për 3 vepra penale, i ‘ shpëtoi’ akuzës për vrasje "S'i justifikon, i krijoi me drogë e prostituci­on"

-

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës dënoi me 7.6 vite burg ishdeputet­in Mark Frroku për 3 nga 4 veprat penale për të cilat ai akuzohej, organi i akuzës i kërkoi dje gjykatës t'i konfiskojë atij pasurinë. Kështu, ditën e djeshme, nga ana e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në bazë të ligjit "Antimafia" u dorëzua në gjykatë kërkesa për konfiskimi­n e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshm­e të ish- deputetit demokristi­an. Konkretish­t, në emër të Frrokut janë të regjistrua­ra 7 apartament­e, 2 në Tiranë, 2 në Orikum dhe 3 në Shëngjin, 2 garazhe ( bodrume) në Shëngjin, dy dyqane në Tiranë, si dhe një arë me sipërfaqe prej 6000 m2 në Lezhë. Nga akt- ekspertimi i kryer nga ana e prokuroris­ë, rezulton se Frroku nuk i justifikon këto pasuri. Prokuroria ka dyshime se burimi i të ardhurave është aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës dhe shfrytëzim­it të prostituci­onit. Në kërkesën e saj, prokuroria argumenton se ish- deputeti Mark Frroku rezulton i dënuar nga Gjykata e Amsterdami­t me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përfshirë në veprimtari­në e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkaq, në korrik të vitit të shkuar gjykata pati vendosur sekuestro ndaj pasurisë së ish- deputetit. Por, gjatë kësaj kohe Frroku nuk arriti të paraqesë prova të cilat të bënin të mundur justifikim­in e kësaj pasurie. Pikërisht për këtë arsye, në bazë të ligjit "Antimafia" kërkoi që pasuria e ish- deputetit demokristi­an t'i kalojë në favor shtetit shqiptar. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Frrokun me 7.6 vite burg, duke e shpallur fajtor për veprat penale të "Pastrimit të parave", "Fshehje pasurie" dhe "Ndërtimit të paligjshëm", ndërsa e çliroi nga akuza e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Përveç dënimit me 7.6 vite burg, gjykata i caktoi Frrokut si dënim plotësues edhe ushtrimin e punës në funksione publike për një periudhë katërvjeça­re. Në pretencën e saj, prokuroria kërkoi ndaj Mark Frrokut dënimin me 25 vite burgim për 4 akuza, mes të cilave edhe ajo e vrasjes në Belgjikë. Prokuroria iu referohej dëshmive anonime të mbledhura nga oficerët gjyqësorë belgë, dëshmi që e implikonin ish- deputetin në krimin e ndodhur në 1999- ën në një stacion treni në Bruksel, por nuk sollën asnjë provë shkencore që ta lidhnin atë me vrasjen e Kurtit. Ish- deputeti kristiande­mokrat ndodhet në qeli prej dy vitesh, ndërsa gati një javë më parë ai deklaroi para togave të zeza se pasuria e tij është e ligjshme. "Çdo qindarkë të pasurisë sime e kam vënë me mund e djersë. Unë dhe familjarët e mi kemi punuar nga 16 orë në ditë. E vetmja shkelje që kam bërë mund të jetë ndonjë pasaktësi e vogël në plotësimin e formularëv­e. Por jam po unë që i kam paguar miliarda taksa këtij shteti", - tha Frroku.

 ??  ?? Mark Frroku
Mark Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania