Ish- të përndjekurit, 2 mijë trashëgimtarët që përfitojnë
Ministria e Financave publikon listën me dokumentet që duhet të plotësojnë përfituesit Kategoria dytësore, shpjegimet për çdo dosje
Trashëgimtarët e ish- të dënuarve poli tikë duhet që brenda tre muajve të dorëzojnë në Ministri të Financave dokumentacionin për plotësimin e dosjes, me qëllim që të marrin dëmshpërblimin. Janë rreth 2 mijë përfitues të kategorisë joparësore, fëmijë ose nipër të ish- të dënuarve politikë që kanë mungesa në dokumentacionin. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën e Ministrisë së Financave së bashku me problematikën për çdo dosje. Në listë janë e pasqyruar përveç gjeneraliteteve, edhe dokumentet që mungojnë për çdo përfitues. Dokumenti që mungon në dosje dhe duhet dorëzuar brenda afateve është i shënuar me X, ndërsa dokumen- tet që janë në konform ligjit, me V. Për çdo dosje është shpjeguar edhe procedura që duhet të ndjekë përfituesi.
DOKUMENTET
Të gjithë trashëgimtarët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që ajo është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, emër/ mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë", thuhet në njoftimin, që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimtarët e ish- të dënuarve, të cilët nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.