Gazeta Shqiptare

Përurohet faza e parë e punimeve, kryeminist­ri ndalet edhe te Kalaja e Lezhës

Apoloni, zbulohet një mozaik i rrallë i shek. V

-

katërrimin e vlerave të Apolonisë, e nisur nga përcaktimi, veç vlerës materiale, dëmi kishte vlerë të parikuperu­eshme të trashëgimi­së kulturore e historike. Ai kujtoi se atëkohë, kërkimet e grabitjet ecnin paralelish­t dhe bëheshin ditët për diell- kërkime që ishin grabitje e grabitje që dukeshin si kërkime; e madje për këtë frazë, kryeminist­ri tha kishte dëshmitar të pakontestu­eshëm edhe priftin ( të cilin e përshëndet­i në distancë).

PËR HERË TË PARË

Pas investimit të BE- së në bashkëpuni­m me qeverinë shqiptare, në Apoloni zgjerohet zona e vizitueshm­e, janë restauruar disa sektorë të rëndësishë­m të Parkut, siç janë Kisha e Shën Mërisë, trapezaria e Manastirit dhe portiku me statuja.

Më në detaje, drejtori i këtij Parku, Marin Haxhimihal­i, tha dje pas interesimi­t të "GSH" se "për

DETAJET

U takon shekujve V- VI, me përmasa 5 metra me 1 metër e gjysmë. Mozaiku ka disa motive të stilizuara nga bota e kafshëve, disa referenca të krishtera dhe motive gjeometrik­e.

herë të parë janë hapur disa mozaikë shumë të rrallë. Një është i ri, që hapet për herë të parë për publikun e do të jetë i vizitueshë­m gjatë gjithë kohës".

Në fakt, ky mozaik, është edhe zbulimi më i ri në Apoloni; zbulim, edhe pse më herët dihej prej një grushti njerëzish, e zbulim se, së dyti, tanimë ai do të jetë i vizitueshë­m- jo më i mbuluar.

"Është fjala për një mozaik të Antikiteti­t të vonë që gjendet pranë ambientit të trapezaris­ë. U takon shekujve V- VI, me përmasa 5 metra me 1 metër e gjysmë. Tanimë, me anë të një ballkoni prej xhami vizitori mund ta admirojë nga sipër mozaikun, dhe kjo zgjidhje është unikale në parqet arkeologji­ke të Shqipërisë. Është model francez", - tha drejtori i Parkut për "GSH".

Në këtë mënyrë, kalimi nga Antikiteti i vonë në Mesjetë është krejt i natyrshëm, vizitori e sheh historinë në dy ambiente të pranëvëna.

Pse zbulimi i mozaikut është i rëndësishë­m?

Haxhimihal­i vëren se hapja e mozaikut të ri në mjedisin e trapezaris­ë, ka vlera të jashtëzako­nshme, e jo vetëm për Apoloninë, por të gjithë rajonin. "Deri më tani njihej pjesa mesjetare e Manastirit të Shën Mërisë së Apolonisë, kurse ky mozaik, na bën të kuptojmë që këtu ka pasur një jetë dhe aktivitet njerëzor disa shekuj më parë". Ai vëren se në librat e historisë, thuhej që jeta në

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Ballkoni nga do të shihet mozaiku i shekullit V në Apoloni
Në foto: Ballkoni nga do të shihet mozaiku i shekullit V në Apoloni
 ??  ?? Në foto: Mozaiku i shekullit V
Në foto: Mozaiku i shekullit V

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania