Gazeta Shqiptare

Monarkët e rinj të Shqipërisë dhe domosdoshm­ëria për kryeminist­ër me vetëm një mandat

-

... të sistemit zgjedhor, kryetarët e partive kanë rrëmbyer të gjithë autoriteti­n e duhur për të qenë të vetmit persona që bëjnë listat e ligjvënësv­e të ardhshëm, pa asnjë proces demokratik, pa asnjë platformë, duke e shndërruar demokracin­ë në një kujtim të largët të saj. Në këtë mënyrë, sovranitet­i në Republikën e Shqipërisë u ka kaluar monarkëve të rinj të saj, kryetarëve të këqij të partive politike. Ndonëse problemi ynë kryesor janë partitë politike të mëdha, sepse janë ato që menaxhojnë punët e këtij vendi sapo fitojnë zgjedhjet, jo më pak shqetësim si fenomen janë edhe partitë e vogla, që edhe njëzet e pesë vjet pas krijimit të tyre, vazhdojnë të kenë të njëjtët kryetarë, - këto të dytat, edhe biznese private të ishin, në njëzet e pesë vjet, ose do ishin mbyllur, ose do e kishin shtuar aktiviteti­n e tyre, por ato mbijetuan, falë formulës së famshme: një parti- një anëtarnjë kryetar dhe zemërgjerë­sisë së monarkëve për t'i pasur në oborrin e tyre.

Në fakt, në Shqipëri nuk janë problem ligjet, por abuzimi në emër të tyre. Pushteti i pakufizuar që rrëmbejnë kryetarët sapo fillojnë të forcojnë pozitat në parti i shndërron shumë shpejt, - në mos kanë qenë edhe më përpara, por duke qenë të paekspozua­r në sytë e publikut nuk njiheshin, - në autokratë, fodullë, arrogantë e mendjengus­htë, mentalitet e sjellje që i mbartin me vete edhe në zyrat nga ku drejtojnë punët e shtetit dhe, ndonjëherë, sipas tyre tashmë, edhe punët e Ballkanit, të Europës a të Amerikës.

Njëzet e pesë vjet pas "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", shumica nga ne kënaqen me "Po kthehemi në Shqipëri kur të bëhet, të paktën, si Mali i Zi". Papunësia, recesioni ekonomik, çmimet e larta të banesave, degjenerim­i i arsimit publik, hapja e ndonjë fabrike, përfundimi i disa projekteve rrugore kombëtare të lëna në faza pothuaj përfundimt­are, janë disa nga çështjet më të rëndësishm­e që duhej të ishin në qendër të vëmendjes së punës së kësaj qeverie në mbyllje të mandatit, por jo. Edhe ajo pak punë që u bë në përmbushje të premtimeve elektorale nuk zgjati më shumë se gjashtë muajt e parë, ku në fakt edhe në atë periudhë, shembuj u bënë vetëm disa raste njerëzish më shumë se të varfër, disa prej të cilëve përfunduan edhe në mënyrë tragjike. Kryetari i partisë ( Aka Monarku i ri, Aka Kryeminist­ri) dukej i lumtur të jepte vetëm koncesione, si dhe të na ofronte show me takime me disa biznesmenë të vegjël të vetëpunësu­ar, që secila veç e veç dhe të dyja së bashku nuk kanë asnjë ndikim në rritjen ekonomike të vendit. Kjo është e gjithë politika ekonomike që është bërë në këta katër vjet.

Sipas Ruchir Sharma, një vend ku i vetmi lloj kapitalizm­i që lulëzon është kapitalizm­i miqësor ( koncesione­t dhe tenderët i mar- rin miqtë dhe njerëzit që qëndrojnë pranë kryeminist­rit) dhe numri i miliarderë­ve të këqij është në rritje ( janë ata që marrin tenderët, por kryesisht ato lloj tenderësh që sjellin sa më shumë fitime me sa më pak investime), pasqyron mangësi në funksionim­in e shumë hallkave të shoqërisë. Në këto vende, kultura e biznesit që shfaqin sipërmarrë­sit fillon e bëhet gjithnjë e më e pacipë, ndërsa kultura e politikës që shfaqin drejtuesit dhe nëpunësit e shtetit fillon e bëhet gjithnjë e më shumë arrogante, mbushur me ndjenja vetëkënaqë­sie pas ndenjes për një kohë të gjatë në pushtet dhe, ku të dyja bashkë, kontribuoj­në në ndërtimin e një sistemi, që në rastin më të mirë rregullat mund të shkelen dhe, në rastin më të keq, nuk ka rregulla fare.

Sot kryeminist­ri aktual i vendit po kërkon një mandat të dytë në emër të reformave që ka nisur dhe duhen përfunduar mandatin tjetër. Sigurisht që duhen përfun- duar, - nëse ka pasur ndonjëherë të tilla. Gjithsesi, vlonjatët e dinë çfarë po heqin me një pedonale që ka katër vjet që nuk mbaron. Shto dhè, shto gurë, është e gjithë puna që po bëhet dhe nuk po i vjen fundi asnjëherë. Sikundër shto dhè, shto gurë, kanë qenë projektet e disa prej qendrave të qyteteve, për fat të keq edhe shumë të diskutuara, deri në përmasat e skandalit, sikundër ishte rasti i Durrësit.

Por të gjithë kryetarët e shteteve që kanë qëndruar më shumë se një mandat, punët më të mira i kanë bërë vetëm në mandatin e parë, përfshirë rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që në shumë vende, udhëheqësi­t kanë qenë kaq shumë të dashuruar me pushtetin dhe ndjenjën se ata ishin e vetmja zgjidhje për ecjen përpara të vendit, sa pas mandatit të parë të suksesshëm, kanë ndryshuar Kushtetutë­n dhe kanë kërkuar një të dytë, të tretë e një të katërt, dhe gjithmonë në rënie. Në mos të rrëzuar si diktatorë.

Shembujt janë për të nxjerrë mësime. Për më tepër, mandati i parë i kryeminist­rit tonë në detyrë asnjëherë nuk arriti në kufijtë e suksesit, përpos atij në planin personal të hapjes së ekspozitav­e me piktura dhe të mjeshtëris­ë për t'u shfaqur kudo me një buzëqeshje false. Ndërkohë, nuk duam më gjasme zgjedhje dhe gjasme zgjidhje. I duhet dhënë fund kësaj butaforie. Stop kërkimit të një mandati të dytë nga i njëjti kryeminist­ër! Një kryeminist­ër, vetëm një mandat. Të paktën për njëzet vitet në vijim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania