Gazeta Shqiptare

Rrëzohet Le Pen, rivali Macron drejt presidencë­s

Zgjedhjet presidenci­ale në Francë

-

Francezët dhe Bashkimi Europian ishin të frikësuar nga ndikimi i populistes së djathtë Marine Le Pen, e cila betohej se pas fitores do të ndiqte rrugën e Britanisë për largimin nga BE- ja. Por tashmë, gjërat kanë ndryshuar. Gjasat më të mëdha janë që në karrigen e presidenti­t të ulet Emmanuel Macron, ndërsa Le Pen ka pësuar rënie të dukshme. Shumë ishin ata që u lehtësuan nga triumfi i Emmanuel Macron në raundin e parë të presidenci­aleve franceze, megjithatë, edhe mbërritja e Marine Le Pen në balotazh nuk ishte pak. Populistja e djathtë arriti të dielën suksesin e saj më të madh politik. Që kur mori frerët e forcës politike të themeluar nga i ati, Le Pen e ka udhëhequr "Frontin Na- cional" drejt triumfit, fillimisht në zgjedhjet lokale, më pas në ato europiane, e tani në zgjedhjet presidenci­ale. Megjithatë, kundërshta­rët e refuzojnë perspektiv­ën e Le Penit në Pallatin e Elizesë. Ndërkohë, në Belgjikë e Gjermani, fitorja e Macron është pasuar nga një ndjesi lehtësimi. "Kjo ishte një katastrofë për partitë tradiciona­le, por është gjë shumë e mirë që fitoi Macron. Kam bindjen se do t'ia dalë edhe në raundin e dytë", - tha Stephan Schroeder. Sipas sondazheve, Le Pen ka pësuar rënie mes mbështetës­ve pas rezultatit të raundit të parë dhe me shumë mundësi deri në ditën e zgjedhjeve do të humbasë edhe më shumë. Sondazhet e fundit tregojnë se Macron, 39- vjeçari që nuk ka mbajtur kurrë pozita falë votave të popullit, pritet të fitojë të paktën 61 për qind të votave në balotazhin e majit. Pasi u mësua rezultati i raundit të parë të presidenci­aleve franceze, Euro pësoi rritjen e saj më të madhe në 5 muaj, duke fituar terren ndaj dollarit dhe jenit japonez. Pozitivish­t kanë reaguar edhe bursat aziatike. Por, pavarësish­t kësaj, populistja vazhdon të "luftojë" ndërsa ka thënë se Macron nuk është zgjedhja e duhur për Francën, pasi është tejet i dobët kundër terrorizmi­t.

 ??  ?? Emmanuel Macron
Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania