Gazeta Shqiptare

Vjen derbi, Tirana kërkon të pajtohet me tifozët

Bardheblut­ë shpresojnë të rikthejnë "Fanatics" në stadium, për të gjetur fitoren pas 12 ndeshjesh Ndërkohë, të kuqtë kanë nisur përgatitje­t

-

Tirana u shtrin dorën e pajtimit tifozëve bard heblu para derbit të katërt sezonal me Partizanin në "Selman Stërmasi", takim që do të zhvillohet të premten në orën 19: 00. Klubi kryeqyteta­s nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson: "Është momenti për t'u rikthyer masivisht në mbështetje të skuadrës, për një ndeshje që duhet fituar. Rezultatet jo të mira që skuadra ka marrë gjatë periudhës së fundit nuk janë arsye për të munguar në stadium. Lojtarët kanë nevojë për mbështetje­n e çdo tifozi. Kjo nuk është një ndeshje që duhet bojkotuar, është një ndeshje që duhet fituar dhe për ta fituar duhet mbështja e të gjithë tifozëve. Të gjithë bashkë, të premten në shtëpinë bardheblu, me ngjyrat bardheblu. Tifozët, klubi dhe skuadra nuk janë armiq të njëri- tjetrit. Të gjithë bashkë si një familje e madhe. Gjithmonë forca Tirona!", mbyllet thirrja e klubit të Tiranës për tifozët bardheblu. Ka qenë pikërisht marrëveshj­a mes dy klubeve rivale të kryeqyteti­t për zhvillimin e ndeshjeve brenda të Partizanit në "Selman Stërmasi", që shkaktoi krisjen e madhe klub- tifozë. Në këtë moment të vështirë të 24 herë kampionëve të Sh- qipërisë në kampionat, derbi me të kuqtë shihet si momenti i duhur për të lënë pas mëritë, aq më tepër që Tirana është skuadër pritëse.

Partizani nuk njeh pushim dhe pas fitores me Teutën ditën e djeshme, sot skuadra e kuqe ka dalë në stërvitje. Trajneri Starova nuk i ka lënë asnjë ditë pushim lojtarët e tij për shkak se ndeshja derbi me Tiranën do të luhet ditën e premte në "Selman Stërmasi". Stafi teknik e ka ndarë në dy grupe skuadrën, teksa për titullarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Teutës është aplikuar një program i veçantë, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht seancën stërvitore. Ndërkohë, lajmi i mirë për Partizanin është fakti që ndaj bardhebluv­e në derbi do të kenë grupin e plotë të lojtarëve, pasi nuk kanë asnjë të pezulluar dhe as të dëmtuar. Padyshim kjo gjë e kënaq shumë Sulejman Starovën, që kërkon vetëm fitore nga skuadra e tij për të vijuar deri në fund luftën për titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania