Gazeta Shqiptare

Bogdani: Do testojmë futbollist­ët që luajnë në Shqipëri

-

Pas

turit të zhvilluar nëpër ekipet e Kategorisë Superiore, trajneri i 19vjecarëv­e të Shqipërisë, Erjon Bogdani, bëhet gati për grumbullim­in e dytë në krye të kuqezinjve të vegjël. Pas atij turneu pozitiv që zhvilloi në Romë, ky grumbullim për Kombëtaren U19 vjen për të përzgjedhu­r më shumë lojtarët që vijnë nga futbolli shqiptar, për të ndërtuar një ekip cilësor për raundin paraelimin­ator për Europianin. Para këtij grumbullim­i, Erjon Bogdani ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar. "Është grumbullim­i i dytë pas turneut në Romë. Është me lojtarë që luajnë në Shqipëri. Kemi 4 lojtarë që vijnë nga jashtë. Është mundësi për të parë sa më shumë lojtarë. Nga shtatori do të kemi listën e plotë për kualifikue­set e tetorit. Turneu i parë që u bë në Romë ishte prej 14 lojtarësh. Kjo listë është me 21. Janë dhe 13 apo 14 lojtarë për t'u parë. Nga 55 futbollist­ët do të zgjedh ekipin në tetor. Mund të ketë surpriza, nëse ndokush paraqitet mirë gjatë kësaj kohe". Lojtarët vendës dhe ata që vijnë nga jashtë: "Deri tani kemi shumë shpresa, sepse ka lojtarë të mirë, që po paraqiten mirë me ekipet e tyre. Kam parë lojtarë në Itali, të cilët janë kryesorë në skuadrat ku luajnë duke qenë edhe kapitenë aty. Janë futbollist­ë që e kanë vetë në dorë të ardhmen. Është një moshë delikate, në ekipin tonë do të vijnë ata lojtarë që e ndiejnë se janë shqiptarë. Kam komunikuar me futbollist­ë që kanë luajtur me Italinë e moshave. Nëse vendosin të vijnë këtu, do të testohen si të gjithë të tjerët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania