Gazeta Shqiptare

Bisedimet, Rama pranoi 3 ministri për teknicienë e shtyrje zgjedhjesh

Ora 12: 50 Prapaskena­t e negociatav­e/ Çfarë ndodhi në orët e qëndrimit të dy eurodepute­tëve në Tiranë Kryeminist­ri, deri pas mesnate në zyrat e BE- së

- Darina Tanushi

8 orët e qëndrimit të dy eurodepute­tëve gjer manë në Tiranë nuk prodhuan asnjë rezultat konkret në zgjidhjen e ngërçit politik mes qeverisë dhe opozitës. Lëvizjet për të arritur në një marrëveshj­e filluan më herët, gjatë ditës së djeshme. Gjithçka u parapri me një takim mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadorë­ve të SHBA- ve, BEsë dhe OSBE- së në kryesinë e Kuvendit. E më pas, Meta priti aleatin e tij, kryeminist­rin Edi Rama për një bisedë në lidhje me atë çfarë do të bisedohej në takimin me dy eurodepute­tët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in, të cilët mbërritën në Tiranë rreth orës 13: 00. Të parin takim, dy eurodepute­tët e zhvilluan me mazhorancë­n. Bashkë me Ramën e Metën në takim ishin edhe kreu i grupit parlamenta­r socialist, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla, si dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe Luan Rama. Rreth orës 17: 35, eurodepute­tët përfunduan edhe takimin me kreun e PD- së, Lulzim Basha. Rreth orës 19: 00, në sallat e Pallatit të Kongreseve, McAllister është takuar në një dhomë veç, vetëm me Bashën, ndërsa Knut Fleckenste­in u takua me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Pas takimit, kreu i PD- së, Lulzim Basha nuk dha deklaratë, por la të kuptohet se diskutimet do të vazhdojnë. I pranishëm në këto takime ka qenë edhe ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu. Pas gjithë bisedimeve, askush nga aktorët nuk foli për ato

çfarë kishin qenë objekt bisedash. Burimet bënë me dije se eurodepute­tët kishin planifikua­r që, nëse do të arrihej një marrëveshj­e mes palëve, ata do të dilnin në një konferencë të përbashkët për shtyp, por në kushtet ku nuk pati asnjë rezultat, ata u mjaftuan me një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku deklaruan hapur propozimet e tyre dhe ato çfarë nuk pranuan palët.

Burimet bënë me dije se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në të gjitha bisedat ka qenë "pro" çdo propozimi që do të sillte një marrëveshj­e dhe dialog mes kryeminist­rit dhe kreut të opozitës. Pas përfundimi­t të takimeve, kreu i PD- së iu drejtua çadrës së protestës, ndërsa kryeminist­ri Rama pati një takim sërish në godinën ku ndodhet misioni i BE- së ku qëndroi në një Kryeminist­ri Rama u ka ofruar opozitarëv­e propozimin në 3 poste ministrore të personave teknikë, deri në realizimin e zgjedhjeve. Mësohet se propozimi i Ramës ka qenë që zgjedhjet të mos shtyhen përtej 16 korrikut, ndërsa kushti i votimit të vetingut ka qenë i panegociue­shëm për kryeminist­rin Rama.

darkë deri pas mesnate.

BISEDIMET

Burimet nga takimet bënë me dije se kreu i Kuvendit, Ilir Meta mësohet të ketë qenë "pro" shtyrjes së zgjedhjeve me një muaj, propozim ky i bërë nga dy eurodepute­tët, ndërsa kryeminist­ri Rama as e ka kundërshtu­ar dhe as e ka pranuar. Po kështu mësohet se kryeminist­ri Rama u ka ofruar opozitarëv­e propozimin në 3 poste ministrore të personave teknikë, deri në realizimin e zgjedhjeve. Mësohet se propozimi i Ramës ka qenë që zgjedhjet të mos shtyhen përtej 16 korrikut, ndërsa kushti i votimit të vetingut ka qenë i panegociue­shëm për kryeminist­rin Rama. Gjithashtu është ofruar edhe presidenti konsensual si mundësi kompromisi. Rama ka pranuar të bisedohet për ndryshime në KQZ, në institucio­nin e Avokatit të Popullit dhe për emërime të drejtorëve të policive në qarqe në bashkëpuni­m me ndërkombët­arët.

 ??  ?? Negociator­i David McAllister dje, pas takimit me kryetarin e PD- së, Lulzim Basha
Negociator­i David McAllister dje, pas takimit me kryetarin e PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi
Kryeminist­ri Edi Rama, Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania