Gazeta Shqiptare

Pakti "McAllister- Fleckenste­in", ku u ndanë Rama dhe Basha

Dështojnë negociatat, BE: Negociator­i i Merkel propozoi shtyrjen e zgjedhjeve Eurodepute­tët: Nuk do të ketë më negociata

- Valentina Madani

Ndërkombët­arët tërhiqen që ditën e parë të negociatav­e mes opozitës dhe mazhorancë­s. Dy zyrtarët e PE- së, David McAllister dhe Knut Fleckenste­in përgjatë 7 orëve të qëndrimit të tyre në Tiranë nuk mundën të bindin dot mazhorancë­n dhe opozitën për të gjetur një zgjidhje të përbashkët e cila të mund të zgjidhë krizën aktuale politike. Zyra e BEsë në Tiranë doli mbrëmë me një deklaratë për mediat ku sqaroi se çfarë ka ndodhur në takimet e djeshme me Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën me David McAllister dhe Knut Fleckenste­in. Përmes kësaj deklarate, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë zbuloi detaje nga takimet e mbajtura sot nga dy negociator­ët Knut Fleckenste­in dhe David McAllister. Eurodepute­tët paraqitën disa propozime që përfshinin pika mbi dekriminal­izimin, luftën kundër narkotikëv­e, masat teknike për përmirësim­in e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik. "Shumica, - thuhet në njoftim, - ra dakord mbi pikat e parashikua­ra për sa kohë që vetingu do të votohej në parlament". Partia Demokratik­e mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeminist­ri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Negociator­ët propozuan gjithashtu ide mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme parazgjedh­ore në qeveri, propozime për të cilat shumica mësohet se ra dakord, sa kohë që vetingu do të votohej në parlament. Në këtë mënyrë negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetës­imin e Parlamenti­t Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Orët e negociatav­e ishin intensive, por pa produkt të përbashkët. Takimi i parë i David McAllister nga e djathta dhe Knut Fleckenste­in nga e majta e Parlamenti­t Europian, ishte me bashkëkrye­tarët e koalicioni­t qeveritar, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata janë njohur me një dokument që synonte përmirësim­in e standardit të zgjedhjeve, por që nuk përfshinte si pikë kërkesën e opozitës për qeverinë teknike. Dy zyrtarët e lartë të PE- së përgjatë 7 orëve të qëndrimit të tyre në Tiranë zhvilluar takime të veçanta për mazhorancë­s dhe opozitën. Pak pas dështimit të negociatav­e në Pallatin e Kongreseve mes Ramës, Metës, Bashës dhe zyrtarëve të PEsë, kreu i qeverisë mësohet të ketë bërë ofertën e fundit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Rama ka ofruar katër pozicione ministrore për figura teknike në qeveri. Sipas këtij propozimi, ministritë që duhet të kenë ministra teknikë do t'i propozojë opozita, ndërsa emrat t'i zgjedhë kryeminist­ri Rama. Nga ana tjetër, burimet bëjnë të ditur se kreu i PDsë, Lulzim Basha e ka refuzuar ofertën, duke kërkuar një kryeminist­ër teknik në drejtimin e një qeverie teknike. Mësohet se në takimin e dytë me McAllister, opozita ka mbrojtur qëndrimin se negociatat nisin vetëm me formimin e qeverisë teknike, si pika e parë e diskutimev­e të tryezës së dialogut. Pala e qeverisë doli më vonë nga takimi, ndoshta, pasi është përcjellë zyrtarisht kërkesa e opozitës. Në orët e mëvonshme, në darkë, negociator­ët e BE- së për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, David McAllister dhe Knut Fleckenste­in darkuan te vila "Padam" në Tiranë. Darkës së zyrtarëve gjermanë iu bashkuan edhe kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Në këtë darkë mori pjesë edhe ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu si dhe ajo e BE- së, Romana Vlahutin. Në një kohë kur pritej të zgjidhej kriza politike, ndërkombët­arët janë tërhequr që ditën e parë të negociatav­e mes opozitës dhe mazhorancë­s. Knut Fleckenste­in është shprehur për mediat se nuk do ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik. "Nuk do ketë më negociata. Politikanë­t do përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Evropës që ju mbështesin", - tha Fleckenste­in. Ndërkohë, McAllister tha se BE- ja mbështet Shqipërinë dhe se politikanë­t po përballen me sfida të mëdha. Prej afro 3 muajsh opozita zhvillon protestë në çadrën e ngritur para godinës së Kryeminist­risë, ku kërkon dorëheqjen e kryeminist­rit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një kohë kur pritej të zgjidhej kriza politike, ndërkombët­arët janë tërhequr që ditën e parë të negociatav­e mes opozitës dhe mazhorancë­s. Knut Fleckenste­in është shprehur për mediat se nuk do ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik.

 ??  ??
 ??  ?? Negociator­ët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in
Negociator­ët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania