Gazeta Shqiptare

Basha: Qeveria teknike, kusht i patjetërsu­eshëm

Çadra mbushet plot, pas negociatav­e kreu i PD- së në zyrën e Berishës "Javën e ardhshme nisim mosbindjen civile" Kritika për deklaratat e ministrit gjerman në Tiranë

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha i cilësoi mbrëmë të pasuksessh­me negociatat me ndërkombët­arët, teksa qeverinë teknike e konsideron si kusht të patjetërsu­eshëm. Nga ' çadra e lirisë', Basha paralajmër­oi javën e ardhshme nisjen e mosbindjes civile në të gjithë Shqipërinë. Kjo sipas tij, për t'i treguar Edi Ramës se koha kur në vend bëheshin votime dhe jo zgjedhje ka marrë fund. "Përpjekja e negociator­ëve nuk pati sukses, pasi Rama refuzon qeverinë teknike. Qeveria teknike është zgjidhja e vetme për të zbatuar ligjin e dekriminal­izimit. Nuk mund të pranohet që njeriu që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës do të jetë përgjigjja për problemet. Ndaj, kushti i patjetërsu­eshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet qeveria teknike", - theksoi z. Basha. Kreu i PD- së shtoi se partia e tij "angazhohet solemnisht para shqiptarëv­e që me një qeveri teknike të zbatohet ligji për dekriminal­izimin, të luftohet droga dhe të nisë zbatimi pa vonesë i vetingut, sipas marrëveshj­es politike të 21 korrikut".

"Edi Rama nuk do as zgjedhje të lira e as veting të vërtetë, sepse i trembet demokracis­ë dhe drejtësisë së vërtetë", - theksoi z. Basha. Në fund, kreu i PDsë lajmëroi se "javën e ardhshme nis përshkallë­zimi i mosbindjes civile anembanë Shqipërisë, për t'i treguar Edi Ramës se koha kur në vend bëheshin votime dhe jo zgjedhje, ka marrë fund".

"Nuk do të ketë më kurrë pushtet pa opozitë", - theksoi Basha. Më herët, për

rreth 90 minuta, kreu i PDsë takoi në selinë blu dy zyrtarët europianë, David McAllister dhe Knut Fleckenste­in. Edhe pse nuk u dhanë detaje rreth bisedi-

meve dhe propozimev­e konkrete të negociator­ëve për zgjidhjen e krizës, ajo çka u pa në përfundim të takimit, ishin fytyrat e qeshura të pjesëmarrë­sve në Kryetari i PD- së, në mbrëmje mbërriti në zyrën e ishkryemin­istrit Sali Berisha, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve ku u zhvilluan negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik. Basha e informoi atë për bisedimet me dy negociator­ët e BE- së.

takim. Në përfundim të takimit, nuk pati deklarata dhe as qëndrime zyrtare, por kreu i PD- së, me sa duket e ka dhënë përgjigjen e tij. Por një tjetër takim u zhvillua

mes kreut të PD- së, Lulzim Basha dhe nënkryetar­it të PPE- së, David McAllister në Pallatin e Kongreseve, nga ku kreu i PD- së u largua pas 25 minutave. Fill pas takim-

it me negociator­ët, Basha publikoi në rrjetin social "Facebook" një video- mesazh, ku ndalet te momentet më pikante të protestës së djeshme të opozitës, kur për plot 1 orë u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit. Në këtë video, theksi vihet te kërkesa e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, por ajo çka bie në sy, është fakti se nuk përmendet konkretish­t kërkesa tjetër kaq shumë e theksuar nga PD- ja, ajo për qeveri teknike. "Mijëra qytetarë protestuan paqësisht në 5 akset kryesore të Shqipërisë; rrethrrotu­llimi te Shqiponja, Tiranë; kryqëzimi i Teknologji­kes, Tiranë; aksi kombëtar Lushnjë; aksi kombëtar Milot; aksi kombëtar Elbasan; për të mbyllur rrugët e krimit dhe drogës. Të bashkuar për zgjidhje të lira e të ndershme. Kurajë dhe qytetari e jashtëzako­nshme për një republikë të re", thuhet në video- mesazhin e përcjellë nga kryedemokr­ati Basha. Kryetari i PD- së në mbrëmje mbërriti në zyrën e ish- kryeminist­rit Sali Berisha, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve ku u zhvilluan negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje te “çadra e lirisë”
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje te “çadra e lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania