Gazeta Shqiptare

Rama: Dialog pa kushte, por pa vetingun, asnjë kompromis

Kryeminist­ri reagoi pas përfundimi­t të bisedimeve me eurodepute­tët "Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje, në përfundim të përpjekjev­e për të gjetur një komunikim me opozitën, se ai është i hapur për dialog pa kushte. Në një postim të shkurtër, në rrjetin social "Facebook", ndërsa kreu i PD- së po fliste nga çadra, Rama shkroi: "Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa vetingun s'ka asnjë kompromis, sepse drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet". Mësohet se edhe gjatë negociatav­e me dy eurodepute­tët, David McAllister dhe Knut Fleckenste­in, Rama ka vënë si kushte votën e opozitës për vetingun dhe pastaj ka ofruar edhe shtyrje të datës së zgjedhjeve deri në një datë apo kufi të arsyeshëm. Por, gjithsesi duket se palët nuk kanë gjetur dakordësi, pasi kryeminist­ri nuk ka pranuar të lëvizë nga ideja e tij për të mos pranuar krijimin e një qeveri teknike. Pas të gjitha negociatav­e dje, burime të qeverisë thanë për mediat se "zgjidhje nuk ka pasur, por zgjedhje do të ketë". Kështu me sa duket pritet që PS- ja të vijojë përgatitje­t e saj për zgjedhje më 18 qershor, por nga ana tjetër nuk dihet nëse LSI dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta do të pranojë të firmosë koalicioni­n me PS- në dhe Ramën pa u zgjidhur kriza me opozitën.

AKTIVITETI

Ndërkohë, para se të niste negociatat, kryeminist­ri Rama ka pasur disa aktivitete. Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për resortin turistik në Gjirin e Lalzit, në Durrës. Duke folur në ceremoni, Rama tha se, "për fat të keq, e vetmja strategji që shteti pati për turizmin për 25 vjet ishte çorganizim­i i organizuar, lejimi i ndërtimeve pa leje buzë detit, madje edhe brenda detit, ngritja e strukturav­e hoteliere që nuk përmbushni­n asnjë lloj kriteri minimal për të pritur turistë të huaj dhe jo më ndonjë strukturë hoteliere që të mund të shërbente si kartëvizit­ë e Shqipërisë turistike. Një turizëm i zhvilluar me gjenerator­ë, me plazhe të rrethuar me tela me gjemba e gardhe dhe nga më të çuditshmit, me ujëra të zeza që derdheshin në det, me gropa septike që e kthenin rërën në një terren vegjetacio­ni dhe përgjithës­isht, me një varfëri të jashtëzako­nshme të ambicies për Shqipërinë'. "Në këto 3 vite e gjysmë nuk janë bërë mrekulli, sepse objektivis­ht është e pamundur të zhbësh në 3 vite e gjysmë, gjërat që janë bërë mbrapsht për çerek shekulli, por e vërteta është se sot jemi në një situatë të re, kemi një bazë të rëndësishm­e për të mundur të ndërtojmë më tutje turizmin e së ardhmes për Shqipërinë që duam", - tha kryeminist­ri. "Nuk do e harroj kurrë, çfarë më ka thënë Kryeminist­ri i Malit të Zi, kur jemi takuar herën e parë, pasi isha zgjedhur. Kur e kam pyetur për strategjin­ë e ndjekur për ndërtimin e strukturav­e cilësore me 5 yje, që e kthyen Malin e Zi në një destinacio­n shumë atraktiv në Mesdhe, më tha ' mos harro që unë jam kryeminist­ër prej 20 e kusur vitesh dhe më janë dashur 10 vjet që të thyej akullin, për të sjellë strukturën e parë'", - rrëfeu Rama. "Pasi ka ardhur struktura e parë me 5 yje, është krijuar besim dhe është krijuar bindje te të tjerët që edhe Mali i Zi mund të jetë një vend ku mund të ndërtohen struktura turistike me një ambicie të tillë, sepse është çështje besimi dhe sigurisht, për një investitor, që të jetë i pari në një vend ku ka një mijë e një arsye për t'u paragjykua­r, për t'u frikësuar, për t'u zmbrapsur, duhet një guxim më vete", - vijoi Rama. Pas të gjitha negociatav­e dje, burime të qeverisë thanë për mediat se "zgjidhje nuk ka pasur, por zgjedhje do të ketë". Kështu me sa duket pritet që PS- ja të vijojë përgatitje­t e saj për zgjedhje më 18 qershor, por nga ana tjetër nuk dihet nëse LSI dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta do të pranojë të firmosë koalicioni­n me PS- në dhe Ramën pa u zgjidhur kriza me opozitën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania