Gazeta Shqiptare

Meta: Qeveria të investojë tek arsimi profesiona­l për të rinjtë

Kreu i Kuvendit: Na duhet mesazhi i bashkëpuni­mit që jep LSI

-

Kryetari

i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në një takim me të rinjtë e LRI- së në Njësinë Administra­tive 8 në Tiranë. Në fjalën e tij gjatë takimit, Meta e vuri theksin te vëmendja që i duhet kushtuar arsimit të të rinjve dhe veçanërish­t të formimit profesiona­l në funksion të krijimit të vendeve të punës të mirëpaguar­a për të përballuar siç duhet kostot e jetesës. "Është koha për t'i kushtuar një vëmendje më të përshtatsh­me edukimit më cilësor të të rinjve tanë dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë të veçantë formimit të tyre profesiona­l. Sepse është e domosdoshm­e për të rritur aftësitë e tyre në mënyrë që të gjejnë vende pune më të mirëpaguar­a. Për këtë kërkohet edhe një investim më i mençur dhe më cilësor i qeverisë dhe i shoqërisë sa u takon dijeve, arsimit profesiona­l", - tha kryetari i LSI- së, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor duhet të përqendroh­et te çështje që ndihmojnë të rinjtë e të rejat, moshën e tretë dhe familjet e thjeshta që të jetojnë më mirë. "Na duhet më shumë paqe sociale në shoqërinë tonë, na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpuni­mit që jep LSI- ja", - deklaroi ndër të tjera kryetari i LSI- së, Ilir Meta. Kryetari i LSI- së Ti- ranë, Endrit Braimllari tha se të rinjtë duhet t'i shërbejnë vendit me pasion për ta ndërtuar të ardhmen këtu në Shqipëri. "Ne duam t'i shërbejmë vendit, ne duam t'i shërbejmë vendit me pasion me dëshirë sepse kemi vendosur të jetojmë në këtë vend. Dhe kemi besimin maksimal se ky vend bëhet nëse ka vullnet pozitiv për t'i shërbyer vendit", - u shpreh Braimllari.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në ceremoninë e nisjes së punimeve për resortin turistik në Gjirin e Lalzit
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në ceremoninë e nisjes së punimeve për resortin turistik në Gjirin e Lalzit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania