Gazeta Shqiptare

"Si u ekzekutua Gazmend Çollaku nga Deniz Shtraza e Ervin Dalipaj"

NGJARJA NË JANAR TË 2016/ Dalipaj nga arratia: Nuk kam lidhje me vrasjen Prokuroria: E rrëmbyen dhe e lidhën këmbë e duar

- Klodiana Haxhiaj

Ish- shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua pasditen e djeshme me 12 plumba kallashnik­ovi në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me 27- vjeçarin nga Vlora, Juxhin Dauti ka qenë i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Ngjarje kjo e ndodhur më 6 janar të vitit 2016 në qytetin e Durrësit. Një nga pistat në të cilat po hetojnë blutë dhe prokuroria e qytetit bregdetar për zbardhjen e ngjarjes së djeshme, është edhe ajo e hakmarrjes. Kjo edhe për faktin se Dalipaj u vra ditën e gjyqit për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ndërkohë, vetë 37- vjeçari Dalipaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me ekzekutimi­n e Çollakut. Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare" më 31 janar të vitit 2016, Ervin Dalipaj tha se ishte i pafajshëm dhe se natën kur ndodhi ngjarja ka qenë në Tiranë me familjarët e tij. Gjithashtu, ai u shpreh se kishte prova filmike që provonin ( sipas tij) se atë natë ka qenë me familjarët e tij. Dalipaj pohoi se policia e ka shoqëruar më parë për ngjarjen dhe pas 10 orësh e ka lënë të lirë për mungesë provash.

DOSJA E VRASJES SË GAZMEND ÇOLLAKUT

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për këtë vrasje, duke dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Deniz Shtrazës dhe ish- efektivit të policisë, Ervin Dalipaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016 në Durrës.

Këta dy shtetas akuzohen se së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifi­kuar, më 06.1.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend ( Laert) Çollaku. Në dosjen e Prokuroris­ë për Krime të Rënda thuhet se:

- Midis shtetasve Deniz Shtraza dhe Lart Çollaku ekzistonte një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013.

- Dy shtetasit nën hetim, Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3- 4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjetin tip "Benz ML", me ngjyrë të zezë me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarj­e dhe pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku, por në deklarimet e tyre kanë kontradikt­a të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshm­e për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit.

- Të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendura në mjetin e Ervinit, në xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke Mbrëmjen e 6 janarit të vitit 2016, disa persona të veshur me uniforma policie rrëmbyen Gazmend Çollakun. 30- vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin e datës 7 janar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës. Menjëherë pas ngjarjes, policia shoqëroi si të dyshuar ish- efektivin Ervin Dalipaj. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar Deniz Shtraza.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë
Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë
 ??  ?? Viktima Gazmend Çollaku
Viktima Gazmend Çollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania