Gazeta Shqiptare

Vritet në atentat ish- polici Ervin Dalipaj

Shoqërohen 12 persona. Policia: Ngjarja, për hakmarrje. Dëshmitarë­t: I ndoqi një fuoristrad­ë e zezë Ekzekutohe­t edhe miku i tij, Juxhin Dauti, u qëlluan me 60 plumba kallashnik­ovi

- Klodiana Haxhiaj

Ekzekutohe­n në një at entat mafioz ish- shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dauti. Ata ishin duke udhëtuar me një automjet tip "Audi" me targa "AA 111 OI", kur u qëlluan për vdekje nga persona ende të paidentifi­kuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi dje, rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit". Menjëherë pas sinjalizim­it për vrasjen e dyfishtë, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, ekspertët e çështjes deklaruan se pista kryesore e hetimit është ajo e ekzekutimi­t për hakmarrje, ndërsa dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me krimet në qytetin e Durrësit, e konkretish­t me rrëmbimin dhe ekzekutimi­n e Gazmend Çollakut një vit më parë. Por, pista tjetër në të cilën po heton policia është edhe ajo e hakmarrjes së mundshme ndaj Juxhin Dautit. Po të njëjtat burime dek- Ervin

Dalipaj ka qenë shef i sektorit Ekonomiko- Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, deri në tetor të vitit 2013, kur u shkarkua nga kjo detyrë me akuzën "Shpërdorim detyre" dhe "Rrjedhje informacio­ni" gjatë operacioni­t "Fundi i Marrëzisë", që kishte për qëllim mbylljen e lojërave të paligjshme të fatit. Ishte vetë ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili urdhëroi pezullimin nga detyra të dy shefave të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë dhe në Korçë. Ministri e dha urdhrin, pasi rezultoi se në aksionin për bllokimin e lojërave të fatit të dy shefat nuk kryen detyrën e tyre dhe dyshohet gjithashtu se bashkëpunu­an me pronarët, për t'i fshehur policisë makineritë ( e lojërave të fatit). Në njoftimin e datës 15 tetor 2013 thuhej: "Nisur nga konstatime­t e bëra për

laruan, se janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona ( dëshmitarë që kanë qenë afër vendit ku ndodhi vrasja, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe persona me precedentë penalë).

ATENTATI

Edhe pse në kërkim prej më shumë se një viti, ish- efektivi i policisë Ervin Dalipaj dhe 27vjeçari Juxhin Dauti ishin duke udhëtuar me automjetin tip "Audi S8". Mësohet se ata një numër shkeljesh ligjore gjatë operacioni­t, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri, SHKB ka nisur hetimet në të gjithë sektorët e luftës kundër krimit ekonomik, të cilët me mosveprime­t e tyre në përmbushje të planit të masave të

kishin qenë në Tiranë dhe më pas kishin shkuar për të drekuar në një restorant në Sukth. Pasi kanë drekuar në Sukth, Dalipaj dhe Dauti kanë shkuar në një servis automjetes­h ku kanë ndërruar llambën e makinës. E ndërsa kanë mbaruar punë në servis dhe kanë vijuar udhëtimin, i ka parakaluar mjeti i autorëve për pak metra dhe më pas i kanë qëlluar me breshëri. Mësohet se në drejtim të 37- hartuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me u kanë krijuar mundësinë subjekteve të ndryshme të fshehin aktiviteti­n e tyre të paligjshëm. Në këtë kuadër janë pezulluar dhe po hetohen për shpërdorim detyre dhe rrjedhje

vjeçarit Dalipaj dhe mikut të tij vlonjat janë zbrazur dy karikatorë kallashnik­ovi. Ata janë qëlluar nga afër nga persona që po udhëtonin në një makinë fuoristrad­ë me ngjyrë të zezë. Për pasojë Dalipaj dhe Dauti kanë mbetur të vdekur në vend. Ndërkohë, atentatorë­t kanë ikur me shpejtësi në drejtim të Shijakut. Krismat e armëve kanë terrorizua­r kalimtarët, të cilët menjëherë kanë sinjalizua­r

informacio­ni shefat e sektorëve të krimit ekonomik, në Tiranë dhe Korçë, E. D. dhe O. M.". Dalipaj, që ishte në kërkim si bashkautor i vrasjes së Gazmend Çollakut ka qenë personi që i vuri prangat babait të ish- policinë. Blutë kanë shkuar shpejt në vendngjarj­eje dhe kanë nisur hetimet. Ndërkohë, trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

HETIMET

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit pohuan se makina me të cilën po udhëtonin Dalipaj dhe i riu Dauti ishte bërë shoshë nga plumbat. Sipas tyre, në drejtim të mjetit janë zbrazur 50- 60 plumba dhe shumica dërmuese e tyre kishin rënë në derën e automjetit nga krahu i shoferit. Ndërkaq, hetuesit thanë se makina tip "Audi" drejtohej nga Juxhin Dauti, ndërsa Dalipaj ndodhej në ndenjësen e pasagjerit, në vendin e parë. Nisur nga fakti që atentatorë­t kanë qëlluar më shumë në drejtim të drejtuesit të mjetit,

ministrit Saimir Tahiri më 25 mars të vitit 2013, nën akuzën e kontraband­ës së medikament­eve. Megjithatë, disa javë më vonë, babai i Tahirit u lirua nga të gjitha akuzat. dyshohet se mund të ketë qenë 27- vjeçari objektivi i tyre. Pas kryerjes së ekspertizë­s mjekoligjo­re, ka rezultuar se Dauti ishte bërë shoshë nga plumbat ( kishte marrë mbi 20 plumba) dhe se koka e tij ishte copëtuar. Ndërsa, 37- vjeçari Dalipaj ishte qëlluar me 12 plumba, 5 prej tyre në kokë, 5 në kraharor dhe të tjerët në gjymtyrë. Ndërkaq, grupi hetimor po punon intensivis­ht për zbardhjen e ngjarjes, e cila ndodhi në një zonë të "populluar" nga dhjetëra biznese, të gjitha të pajisura me kamera sigurie. Ky është një "detaj" që lehtëson punën e bluve për identifiki­min e vrasësve.

DËSHMITARË­T

Persona që kanë qenë afër vendit të ngjarjes dje deklaruan për "GSH" se makina tip "Audi" e dy viktimave ishte duke lëvizur në rrugën dytësore Durrës- Tiranë dhe se ndiqej nga pas nga një fuoristrad­ë me ngjyrë të zezë. "Automjeti ka qenë në rrugën dytësore Durrës- Tiranë, ishrruga e vjetër, dhe janë ndjekur nga një automjet me ngjyrë të zezë. Dy automjetet kanë qenë me shpejtësi skëterrë. Më pas është qëlluar nga mjeti i zi, ndërsa mjeti ' Audi' ka lëvizur 20 m nga rruga dytësore drejt autostradë­s dhe çdo gjë ka mbaruar në pak minuta. Mjeti i autorëve është larguar në drejtim të Shijakut", thanë dëshmitarë­t.

 ??  ?? Ish- efektivi i policisë, Ervin Dalipaj
Ish- efektivi i policisë, Ervin Dalipaj
 ??  ??
 ??  ?? Viktima Juxhin Dauti
Viktima Juxhin Dauti
 ??  ?? Viktima Ervin Dalipaj
Viktima Ervin Dalipaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania