Gazeta Shqiptare

"Furtunë" shkarkimes­h në Policinë e Shtetit, Çako largon nga detyra edhe Ardian Çipën

Ndryshimet prekin 9 drejtorët e qarqeve, shpëtojnë 3 zyrtarë policie, shkak droga dhe ngjarjet kriminale Çipa: Herë na promovojnë e herë na ulin në funksione

-

Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, "furtunë" shkarkimes­h po ndodh në radhët e Policisë së Shtetit. Ditën e djeshme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa. Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, do të ketë shkarkime dhe emërime në pozicione të ndryshme brenda radhëve të policisë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problemati­ke. Mësohet se janë të paktën 9 zyrtarë policie në qarqe të cilët largohen nga posti që kanë mbajtur, ndërsa 3 prej tyre i "shpëtojnë" furtunës së ndryshimev­e në polici. Ndërkaq, burime pranë Policisë së Shtetit bënë dje me dije për "Gazeta Shqiptare" se këto ndryshime në polici janë iniciuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shkak i shkarkimev­e dhe i ndryshimev­e të drejtuesve të policisë në qarqe është bërë situata e kanabisit në muajt e fundit, si dhe për shkak të ngjarjeve të rënda kriminale që kanë tronditur disa qytete. Dy ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pritur në zyrë Ardian Çipën, ku i ka komunikuar edhe shkarkimin nga posti që ai mbante, për t'u emëruar në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve. I kontaktuar nga "GSH", Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që mbante, ndërsa u shpreh se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune. "Po, është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohem­i dhe herë do ulemi në detyrë", - tha dje Ardian Çipa.

NDRYSHIMET

Burimet e lartpërmen­dura thanë dje për Gazetën se ndryshimet e para në drejtoritë e policisë në qarqe u bënë në Lezhë, Vlorë, Berat, Elbasan, Gjirokastë­r dhe Durrës. Mësohet se 9 drejtorët e policisë në qarqe që pritet të largohen janë Perlat Çullhaj, Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës; Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarkut Fier; Fatmir Lleshi, Drejtor i Policisë së Qarkut Berat; Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë; Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastë­r; Ermal Muça, Drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë; Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë; Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër; si dhe Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, mësohet se 3 zyrtarë të policisë që do të vijojnë ende në pozicionin që mbajnë në radhët e policisë janë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj; Drejtori i Policisë së Elbasanit, Alfred Çepe; si dhe Drejtori i Policisë së Kukësit, Perlat Vatoci.

 ??  ?? Ardian Çipa
Ardian Çipa
 ??  ?? Haki Çako
Haki Çako
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania