Gazeta Shqiptare

Mashtronin me viza punësimi e shkollimi në vendet e BE- së, në gjyq nënë e bijë

Vizat i jepnin përmes shoqërisë "ANDE- LM" sh. p. k. Luli dhe Adeila Makashi merrnin deri në 15 mijë euro

-

pranë shoqërisë "ANDE- LM" me administra­tore shtetasen Luli Makashi, që ndodhet me seli në rrugën "Ismail Qemali", Tiranë, që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj. Pas kontaktit që këta shtetas merrnin me shtetasen Luli Makashi, ajo u premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës "ANDE- LM". Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza dhe Luli Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në një hotel në Tiranë me persona që janë prezantuar si avokatë kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëv­e. Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë "ANDE- LM" sh. p. k, shuma të konsiderue­shme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie, kanë mësuar se Luli Makashi së bashku me vajzën e saj Adeila Makashi ishin larguar jashtë shtetit dhe se në administri­m këtë shoqëri ia kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantët që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin. I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me shtetasen Adeila Makashi që nga fundi i dhjetorit të vitit 2015. Adeila para një jave ( nga nisja e hetimeve) i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj, pasi nuk po menaxhojnë situatën, pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara dhe nuk kanë mundësi likuidimi. Për këtë fakt ka biseduar me Luli Makashin për problemet e shoqërisë "ANDELM", që ishte në vështirësi financiare dhe kanë nënshkruar një "kontratë dore" në të cilën është përshkruar se Luli Makashi ia shet shoqërinë "ANDE- LM", 100 për qind të kuotave të shoqërisë "ANDE- LM", sh. p. k së bashku me çdo të drejtë dhe detyrim që shoqëria ka ndaj çdo personi të tretë, shtetasit Klevis Rreshka. Çmimi i shitjes nga shitësi te blerësi është në shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi në favor të shitësit në momentin e nënshkrimi­t të kësaj kontrate. Kjo kontratë është bërë në datën 24.04.2016, rreth orës 18: 00, në ambientet e shoqërisë "ANDE- LM". Është ushtruar kontroll në zyrat e shoqërisë "ANDELM" me nipt K51803016 T me administra­tore shtetasen Luli Makashi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestrua­r një sasi e madhe me dokumentac­ion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterë­t që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

 ??  ?? Luli Makashi
Luli Makashi
 ??  ?? Adeila Makashi
Adeila Makashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania